Është zbuluar asteroidi që ngjan me një kometë dhe është i përbërë nga gjashtë bishta, duke u rrotulluar me shpejtësi rreth kosmozit.
Njëri prej astronomëve që e kanë zbuluar atë, italiani Marco Micheli, është shprehur se nuk ishte parë kurrë më parë një gjë e tillë. Objekti në fjalë quhet P/2013 P5, dhe ka një diameter rreth 500 metra dhe është një masë që shkon nga 100 deri në 1 mijë ton.
Ky asteroid, i cili më parë ishte dukur si kometë, lëviz 160 milionë km nga Toka, që do të thotë se jemi të mbrojtur nga surpriza të mundshme.
Forma e çuditshme që ka ky asteroid, i bën astronomët të dyshojnë dhe nëse do të ishte vërtetë një kometë siç u mendua në fillim, kjo do të ishte diçka e pamundur.
Kërkuesit, për të evidentuar këtë objekt, kanë përdorur një teleskop hapsinor të quajtur Hubble. Normalisht, asteroidët, paraqiten si pika të vogla të bardha, pa bisht apo që të lëshojnë pluhur dhe gaz.
David Jewitt, i Universitetit të Kalifornisë, u shpreh se kanë mbetur të mahnitur, pas këtij zbulimi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com