TIRANË- Ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo do të vizitojë Shqipërinë në datën 16 Maj.
Lajmi bëhet i ditur nga burime për Report Tv. Sipas gazetarit Ermal Qori, ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama si edhe me zyrtarë të tjerë.
Kjo është vizita e parë e Mike Pompeo në vendin tonë. Ai ka qenë sekretar i Shtetit Amerikan gjatë kohës kur presidenti i SHBA ishte Donald Trump.
Komento