REPORT TV zbulon se deputeti Ylli Shehu që pranoi që të merrte mandatin nga listat e LSI-së nuk ka deklaruar një dënim. Dënimi me gjobë që ka marrë në 2008 nuk i rrezikon mandatin deputetit, por fshehja e tij po. Por për cfarë është dënuar deputeti? Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë në vitin 2008 e ka dënuar me 600 mijë lekë për dy vepra penale, falsifikim dhe kontrabandë.
Ylli Shehu u akuzua se në vitin 2003 kishte futur nga Greqia në Shqipëri automjetin BMW X5 pa paguar detyrimin e saktë doganor. Shehu, mjetin e tij BMW X5 me Nr.shasie WBAFA71050LN18681 kishte dashur ta targonte duke iu shmangur detyrimit doganor dhe për këtë ai kishte paraqitur në degën e Doganës Korcë dokumente zhdoganimi të cilat nuk paraqesnin realitetin, pasi pasqyronin një mjet BMW AG, me vit prodhimi 1989, dhe jo mjetin real BMW X5, prodhim te vitit 2001.
Nëpërmjet këtij veprimi Ylli Shehu kishte mundur të shmangej nga detyrimi doganor në shumën 1.119.109 lekë duke paguar vetëm shumën prej 154.421 lekë. Këtë vendim ai nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të dekriminalizimit.
Deputeti Ylli Shehu rezulton i dënuar për kontrabandë mallrash edhe nga Gjykata e Tiranës në vitin 2007. Dënimin nga gjykata e Tiranës ai e ka pasqyruar në formularin e tij, por të Korçës, jo dhe mund ti kushtojë mandatin e deputetit. Theksojmë se Ylli Shehu është verifikuar njëherë nga prokuroria në mandatin e parë si deputet, 2013-2017. Ylli Shehu u betua si deputet në Kuvendin e Shqipërisë në datë 5 mars.
Deklarimi i deputetit Ylli Shehu në KQZ vetem per denimin ne Tirane dhe jo ne Korçe
Dënimi Gjykata e Korçës
(Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë e Gjykatës Rrethit Korçë,që është dënuar Ylli Shehu)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3614
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor, 19:14
As per punetor lavazhi se mersha ne pune, ( humbje e madhe per politiken shqiptare)
PërgjigjuBoll e ndotet parlamentin me fshatare koke trekendesha
PërgjigjuTe rafte pika ty dhe ato qe te futen ty ne lista. Ti dhe emrin tend sdi ta shkruash jo me te besh ligje e te besh reforma.