Rrezikon mandatin/ Ylli Shehu për Report Tv: Sulm nga LSI-ja

Rrezikon mandatin/ Ylli Shehu për Report Tv: Sulm nga LSI-ja

Deputeti Ylli Shehu ka reaguar për herë të parë pas zbulimit të dënimit nga gjykata e Korçës, të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit për efekt të ligjit të dekriminalizimit. Shehu e cilëson si sulm nga LSI-ja, ndërsa shton se po tentohet që të dekurajohen kolegët e tjerë në listat vijuese që të mos pranojnë mandatin. "I gjithë ky sulm bëhet për të dekurajuar kolegët dhe koleget e tjera që janë në proces të marrjes së mandatit". Megjithatë, thotë ai, është gati që të bashkëpunojë me prokurorinë. 

REPORT TV zbulon se deputeti Ylli Shehu që pranoi që të merrte mandatin nga listat e LSI-së nuk ka deklaruar një dënim. Dënimi me gjobë që ka marrë në 2008 nuk i rrezikon mandatin deputetit, por fshehja e tij po. Por për cfarë është dënuar deputeti? Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë në vitin 2008 e ka dënuar me 600 mijë lekë për dy vepra penale, falsifikim dhe kontrabandë (lexo ketu).

Postimi i plotë i Ylli Shehut
Nuk kam asnjë dyshim që prej ditës kur vendosa të marr mandatin e deputetit, do të kthehesha në shënjestër të sulmit të partisë për të cilën unë bëra fushatë në vitin 2017. Por dua t’ua bëj të qartë që unë kam qenë në Parlament në vitin 2015 kur e kam votuar Ligjin për Dekriminalizimin dhe e di fare mirë kush janë detyrimet e mija si subjekt deklarues dhe se dekriminalizimi ka në thelb dënimet me burg, jo gjobat.

Çdo kush e kupton se po të kisha deklaruar një gjobë administrative, nuk rrezikoja asgjë, pasi dënimi nuk hyn në kategorinë e veprave që përbëjnë kushte për të mos u zgjedhur. Pra, logjikshëm, unë nuk mund të kem fshehur me qëllim një gjë që nuk më dëmtonte. Madje shikoni formularin dhe aty gjendet një dënim me gjobë edhe pse nuk ka qenë detyrim.

Për të gjithë ata që fërkojnë duart nga kjo situatë, kujtoj se gjobitja është bërë në vitin 2008, dhe në vitin 2015-2017 kur kam qenë deputet, unë i jam nënshtruar verifikimit në bazë të ligjit të dekriminalizimit, dhe kam rezultuar i pastër. Edhe nëse ky rast do të përbëjë arsye për një rikontroll, shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar me çdo institucion ligjzbatues para të cilëve asgjë s’kam për të fshehur. I gjithë ky sulm bëhet për të dekurajuar kolegët dhe koleget e tjera që janë në proces të marrjes së mandatit. Unë jam shumë i qetë dhe i përgjegjshëm për detyrën që kam.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 15/03/2019 20:03

    Shum keq, te penalizosh nje njeri te nderuar ,se pas ka bere ca fallcifikime edhe ca kontrabanta, ashtu pa dashie,eshte thjesht kundervenie ,ndaj ketij deputeti te nderuar .Zoterinj ,te rrezikshem jane ca fshatare te keputur qe spas kishin paguar dritat ne kohe ,dhe qeveria i rrasi ne burg ,sa u cuditen .Keta plangprishes te kihen kujdes se jane te rrezikshem . Sa per zoteri SHehun ,mund te behet jo vetem deputet ,por edhe KM.Te mirresh me kontrabant ,fallcifikime e zagarlleqe ,nuk eshte e leht .Lere pastaj qe zoteria i ka bere keto zagarlleqe ne interes te popullit dhe per popullin .Pale qe ca keqdashes duan ti mohojne sakrificen e tij kaq vitale ,per populin ,i cili u denua 600 mije lek per hater te popullit .DHe thone pastaj se su takon ketyre lloj soj bicimerve ,te jene ne krye te instituciooneve te popullit .HARRAM !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja