Zbulohet diamanti më i madh i
100 viteve të fundit, 1,111 karatë

Në një minierë të diamantit në Botsvana është nxjerrë diamanti më i madh i 100 viteve të fundit. Në deklaratën e kompanisë ”Lucara” me seli në Kanada u pretendua se në minierën e diamantit, në Karove, u zbulua diamanti prej 1,111 karatësh.

Diamanati i nxjerrë në Botsvana është diamanti i dytë më i madh në botë deri tani, ndërkohë që përmasat e tij janë 65x56x40 milimetra. Firma gjithashtu njoftoi se në të njëjtën minierë kanë zbuluar edhe dy diamantë prej 813 dhe 374 karatësh.

Nga ana tjetër diamanti më i madh i botës është zbuluar në vitin 1905 në Afrikën e Jugut me 3,106 karatë, i quajtur diamanti ”Cullinan”. Pjesët e prera të këtij diamanti janë përdorur në bizhuteritë e familjes mbretërore britanike. /ATSH/
diamant
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve