Zbulohet dokumenti: Serbia
investime të reja në Shqipëri

Zbulohet dokumenti: Serbia<br />investime të reja në Shqipëri
TIRANE- Serbia aktualisht është partneri i gjashtë i Shqipërisë përsa i përket importit, ndërkohë që eksportet tona drejt saj janë të papërfillshme.

Por, sipas ISAC - Qendra për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë e Beogradit, shteti serb parashikon të intensifikojë përpjekjet konkretisht për lidhjen e autostradës (Rruga e Kombit) nga Prishtina drejt kufirit me Serbinë, drejt Nishit, që do të siguronte një përdorim më të mirë të Portit të Durrësit nga biznesi serb, krahas modernizimit të segmentit rrugor nga Tivari i Malit të Zi drejt Shkodrës në Shqipëri dhe ndërtimit të autostradës nga Beogradi në Tivar.

Fjala këtu është për investime shumë më të zgjeruara se sa ato aktualet, që kanë të bëjnë kryesisht me shkëmbime mallrash.

 Por edhe në këtë të fundit, importet nga Serbia janë rritur me shpejtësi, duke u dyfishuar nga viti 2009 deri këtë vit. Sipas të dhënave doganore, që u referohen statistikave të muajve janar-gusht, në qoftë se në vitin 2009 kemi importuar nga Serbia 46 milionë euro mallra, këtë vit shifra ka kaluar në 104 milionë euro, duke bërë që Serbia të zerë 4.2 për qind të totalit në vlerë të importeve të Shqipërisë, ku Italia ze vendin e parë me 30 për qind të importeve.

 Po kështu, në këtë dokument thuhet se Beogradi synon të modernizojë lidhjen aktuale hekurudhore midis Shkodrës dhe Podgoricës, që do të lëvizte më lehtësisht mallrat serbe drejt Shqipërisë, përmes lidhjes me segmentin Podgoricë-Beograd.

Shkrimi u publikua me 28 tetor 2012 ne gazeten Shqiptarja.com (print)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?