Deri në zalisje është kthyer kjo figurë në një personazh qesharak, sa të shumtë janë ata që me të drejtë kanë menduar e mendojnë se në fakt Doktor Adhamudhi është kryekëput një sajesë e Çajupit për të mishëruar tipin e shqiptarit "grekoman", zengjin, parazit e oportunist, që sipas këtij të fundit gjendej rëndom në klubet apo në shoqëritë sekrete shqiptare të Selanikut e qyteteve të tjerë të perandorisë osmane.
Personazhi mbi të cilin Çajupin dërtoi pjesërisht e me pak shpenzime lavdinë e tij letrare ka ekzistuar vërtet, veç jo si një personazh i deformuar, por si një personalitet i respektuar, të cilin figura si Ismail Qemal Vlora, princ Vilhelm
Vidi, princi Albert Gjika, veziriFerid pashë Vlora, zv/mbreti i Egjiptit Abaz-Hilmiu II, Fan Noli, dhe diplomatë të huaj e konsideronin si një nga personat më influentë të elitës shqiptare në diasporë. Në dokumentet e huaja haste edhe si Georges Adamidi bey Frasheri, Frachery, Frassari, apo si
Frashëri Adamidi bej ose Pasha.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Shqiptarja.com)
(aq/shqiptarja.com)