Mediat greke: Ja kush është grabitësi që u vra në Rinas (EMRI+FOTO)

Mediat greke: Ja kush është grabitësi që u vra në Rinas (EMRI+FOTO)

Viktima i maskuar gjate momentit te grabitjes ne aeroport

Mediat greke raportojnë se personi që mbeti i vdekur nga shkëmbimi me armë zjarri mes policisë dhe autorëve të grabitjes mesditën e së martës në aeroportin e Rinasit ku u grabitën 10 mln euro është Admir Murataj. Por kush është ai? Admir Muratajt është organizatori i tre grabitjeve të blindave me para të bankave, dy në 2015 dhe një në 2017 në Rinas, teksa anëtarët e tjerë të grupit u dënuan pak ditë më parë.

Admir Murataj në vitin 2013 u arratis nga burgu i Trikallas në Greqi, ndërsa kërkohet nga drejtësia e vendit fqinj për disa akuza nga vrasje, grabitje, por edhe plagosje. Sipas dosjes greke, Murataj ka përdorur 15 emra të ndryshëm, ndërsa pas arrestimit arriti që të arratiset.

Por pas arratisjes nga burgu dhe njohjes me Dash Kupën ai kreu grabitjet spektakolare te blindave me para në 2015 dhe 2017 në Rinas. Por sot mediat greke raportojnë se është pikërisht ai personi që është vrarë.

Megjithatë deri tani lajmi nuk konfirmohet nga autoritetet shqiptare. Report Tv siguroi pamjet e grabitësit që u vra, teksa kishte vendosur në kokë një maskë silikoni, qe te mos identifikohej duke u shfaqur si tullac, por u ekzekutua pas shkembimit te zjarrit. 

Lajmi ne median greke qe personi qe u vra sot ne Rinas eshte Admir Murataj

Viktima i maskuar gjate momentit te grabitjes ne aeroport

Grabitesi i vrare

Maska me silikon qe perdori grabitesi qe u vra

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno: 10/04/2019 21:10

    Si ka mundesi qe mediat Greke e dini emrin e viktimes para te gjitheve. Po emrat e anetareve te tjere te bandes a i dine mediat Greke?

    Përgjigju
    • Lleshi: 10/04/2019 22:41

      Shume e thesht. Policia shqiptare dergon shenjat ne interpol dhe del se ishte i denuar ne gr

  • opionion: 10/04/2019 07:57

    epara ku eshte xhandameria ose divizjoni scaderbeg karabinier eskorda shteterorete hiqete licensa policise private mund te jete te partise demokratike ose persona tek tregu mendreseja afer lokali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

E zbulon Armand Duka: Me Sylvinhon takohem javën që vjen, e finalizojmë shpejt marrëveshjen

E zbulon Armand Duka: Me Sylvinhon takohem javën që vjen, e finalizojmë shpejt marrëveshjen