Quhet Koço Ropi veterani që nderoi me grusht sot përpara Parlamentit, ambasadorët e vendeve të BE. Emri i tij i vërtetë është Konstandin Ropi, i lindur në Leshnicë, Vithkuq.

(Veterani Koço Ropi duke nderuar ambasadorët sot përpara Parlamentit)
Ai është heroi i letrarizuar i filmit “Partizani i vogël Velo”. Koço Ropi i cili doli partizan në moshën 12-vjeçare, është personazhi real i filmit të Kinostudios “Shqipëria e Re” që u kthye në heroin e “Partizani i vogël Velo”.
Mbeti jetim që në moshë të vogël, pas Çlirimit ka mësuar në një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake. Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake.
Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës. Që nga viti 1958 kreu detyra të ndryshme deri në Shef Shtabi Brigade. Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë. Konstandin Ropi ka një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në luftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë ka marrë nga ish-presidenti rus Boris Jelcin dekoratën e luftëtarit kundër Nazizmit.
Sot ishte i pranishëm në protestën e Shoqërisë Civile për miratimin e reformës në drejtësi, ndërsa vëmendja u përqendrua tek ai në momentin kur nderoi ambasadorët e BE me grushtin lart.
Veterani "provokon" ambasadorët i nderon me grusht
Një i moshuar ra në sy sot në protestën e Shoqërisë Civile për miratimin e reformës në drejtësi.
Me kapele dhe kollare të kuqe dhe me grushtin ngritur, ai nderoi ambasadorët teksa dolën nga seanca e Kuvendit. Në xhaketën e këtij të moshuari binin në sy disa dekorata, çka nënkuptonin se ai ishte veteran i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

(I moshuari sot në protestën për reformën në drejtësi)
Ky personazh tërhoqi jo pak vëmendjen në ato momente, teksa gjatë gjithë kohës nderonte me grusht automjetet e ambasadorëve të vendeve të BE.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO