Zbulohet fotoja, Meksi me
tavolinën e Mehmet Shehut

Zbulohet fotoja, Meksi me<br />tavolinën e Mehmet Shehut
TIRANË - Objektet e vjetëra që kanë qenë në kryeministri, mund të jenë hequr, shkatërruar apo vjedhur që aty në vitin 1997, menjëherë pas rënies së qeverisë “Meksi” dhe dhunës që përfshiu vendin, përpara hyrjes në zyrën kryeministrore të qeverisë së pajtimit kombëtar të Bashkim Finos. Të paktën kështu dëshmojnë punonjësit e vjetër që janë brenda ambienteve të kryeministrisë.

“Më kujtohet fare mirë se tavolina që në fotot e Edi Ramës ka një shqiponjë në mes, dhe që është mbajtur edhe nga Mehmet Shehu, ka qenë në zyrën e Aleksandër Meksit. Ai punonte me atë tavolinë. Për më tepër, tavolina e madhe, që po ashtu duket në foto, ka qenë në katin e dytë. Edhe dollapi, i cili vërtet është i vjetër, ka qenë në zyrën e Aleksandër Meksit, pra në zyrën e kryeministrit deri në atë kohë. Nuk e di se çfarë ndodhi më pas me këto objekte” rrëfen një nga punonjësit e vjetër të Këshillit të Ministrave, që ka punuar aty për një kohë të gjatë.

Dhe në fakt, në arkivën e gazetës, nga fotot e vjetra, duke kërkuar foto të punës së ish kryeministrit, gjendet fotoja që po e përcjellim sot këtu, ku duket qartë tavolina e cila u gjet në bodrumet e kryeministrisë. Po ashtu, sikurse dallohet qartë në foto, edhe sixhadet e shtruara në tokë, kanë qenë sixhade të vjetra. Tani, nga fotot e reja, duket se ato nuk janë më në vendin e tyre.

“Ka qenë po ashtu një tavolinë e madhe katër metroshe, në katin e dytë, në sallën e mbledhjeve. Edhe ajo ka rezistuar në atë kohë, por më vonë, nuk i dihet fati. Meksi e kishte me merak për dy piktura që kishte në zyrën e tij. Ishin piktura të piktorit të madh Vangjush Mio. Fati i tyre, nuk dihet. Nuk mund të them nëse janë ose jo në kryeministri” thotë i njëjti punonjës.

Zoti Meksi në linjë telefonike për shqiptarja.com nuk pranon të prononcohet për këtë debat të hapur. Kur i themi se kemi gjetur një foto ku gjendet tavolina e vjetër, nëse është e njëjta tavolinë që u gjend në bodrumet e kryeministrisë, ai thotë “po”. Por, mandej e quan të panevojshëm të bisedojë apo të konfirmojë të tjera detaje për këtë çështje.
Nuk dihet fati sesa shumë prej këtyre objekteve që i rezistuan monizmit dhe viteve të para të demokracisë, mund të jenë zhdukur, prishur, vjedhur apo humbur. Ndërkohë, sikurse shihet nga fotoja në zyrën e kryeministrit, duket se mbi tavolinën e tij të punës nuk ka pasur foto të presidentit të Republikës. Për këtë, deri tani, nuk ka një shpjegim.
 
Shkrimi u publikua sot (26.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania