Zbulohet guri me mbishkrime prehistorike në bjeshkët e Fanit në Mirditë (Foto + VIDEO)

Një gurë mbi të cilin shihen të gdhendura shkrime prehistorike është gjetur në Xhuxhe të Fanit në Mirditë, gjatë punimeve për hapjen e nje shtegu. Guri shkëmbor që tërhoqi menjëherë vëmendjen e punëtorëve për shkak të simboleve të gdhendura mbi të ndodhet mes pyllit dhe askush nuk di të shpjegojë ekzistencën e tij. Punimet janë ndërprerë menjëherë, ndërsa në zonë mbërritën të parët autoritetet vendore. Administratori i Fanit, Kolin Marku, thotë se pritet ardhja e specialisteve të fushës për të analizuar rastin.

"Para tre ditësh disa banorë po hapnin një shteg ju ka bërë përshtypje një gurë me disa shkrime që duken të hershme. Ne si njësi njoftuam Bashkinë dhe Drejtorinë Kulturore të Bashkisë. Kanë ardhur për ta  verefikuar. Duhet të jua lëmë specialistëve se ccfar guri është dhe kujt kohe I përket. Ne jemi të detyruar ta mirëmbajmë" tha Kolin Marku Administrator i Fanit.

Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë Gjergj Marku thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike. Sipas tij objekti pritet të hapë një dritare të re në historinë e kësaj treve dhe me një vëzhgim të parë ai shprehet se ato mund të jenë pintograme

"Këtu është një zonë shumë interesante me shumë histori. Por gjetja e këtij guri e ccon historinë e këtij vendi më në lartësi. Dihet që në zonën e Mirditës të shënuar në histori janë Pintogramet e Rubikut që jan monument i kulturës, të cilat janë mjaftë të vizituara.  Uroj që guri t të jetë I prej historisë I atyre datimeve ky gurë do të jetë një ndër atraksionet më interesante" tha ai.

Në zonën ku është gjetur guri pritet të shkojnë specialistet e Shërbimit Arkeologjik Shqiptar për të përcaktuar vleren historike dhe trashëgimore të këtij guri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babi: 01/08/2019 22:00

    Qe atehere femijet vizatonin neper mure?

    Përgjigju
  • Vicidoli: 01/08/2019 21:23

    Vicidoli qendra e mbreterimit me naltmadhnine e tij Birishen

    Përgjigju
  • goni: 01/08/2019 17:43

    Veriu i Shqiperise eshte perla e ballkanit

    Përgjigju
  • Fredi: 01/08/2019 16:19

    Shiko, shqiptari ne pergjithesi eshte i eger dhe primitiv dhe shume gjera apo objekte te tille mund te kene shpëtuar falë rastesise apo dhe mosdijes së tij. Por keta vitet e fundit, per 30 vjet ka bere hatanë sepse paraja e mesoi te beje cdo gjë per ta siguruar ate. Keshtu mos u çuditni fare kur ta vjedhin e shesin kontrabandë ashtu siç bënë gjith këta vjet!

    Përgjigju
    • Vlora: 19/06/2021 22:51

      O fredi do vij mami ne vlor per plazh ta guxhulis pak une..

  • geri: 01/08/2019 15:52

    mbishkrimi perkthehet ne shqipen e sotme: TOKE E XANUN

    Përgjigju
    • Moni: 01/08/2019 16:44

      Jane disa ne fakt, eshte dhe nje tjeter mbishkrim ne te djathte qe deshifrohet: « asht zan », dhe nje tjeter poshte qe thote: « e xanun Nue Prek Zefi ».

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?