Zbulohet harta e hidrokarbureve
Grekët përfshijnë dhe Shqipërinë
Në median greke kanë filluar të publikohen harta të zonave me interes ekonomik për Greqinë, ku përfshihen hapur, jo vetëm rajone detare, por edhe rajone të territorit tokësor brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë
TIRANE- Në median greke kanë filluar të publikohen harta të zonave me interes ekonomik për Greqinë, ku përfshihen hapur, jo vetëm rajone detare, por edhe rajone të territorit tokësor brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë. Harta e publikuar nga sajtet Defense Net dhe Onair24.gr tregon se synimet e qarqeve të caktuara në Greqi kapërcejnë marrëdhëniet normale të fqinjësisë midis dy vendeve, për të cilat shprehen zyrtarët e Athinës. Në të duket qartë se si qeveria greke është e predispozuar të respektojë me rigorozitet kufirin detar me Republikën e Qipros, në shfrytëzimin e rezervave hidrokarbure, ndërkohë që nuk ndiqet e njejta politikë në raport me kufijtë e Shqipërisë.
Zona në veri të Jonit, jo vetëm që përfshin në rajonet ekonomike greke 300 kilometrat katrore të kontestueshme midis dy vendeve, por ajo kap një rajon shumë të gjera detar, duke kaluar deri në caqet e italisë Jugore, duke treguar se edhe në raport me fqinjin tjetër Greqia nuk ka ndërmend të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare.
(Foto: Hartë e publikuar në disa media greke jozyrtare, ku duket qartë përfshirja e territorit shqiptar në zonat me rëndësi ekonomike për Greqinë, ku do të kryhen kërkime për naftë e gaz, si dhe avancimi derinë caqet e Italisë)
Kuptohet se konsiderata të tilla nisen nga synime dhe objektiva ekonomike, në kuadër të vështirësive të krizës që po kalon ky vend. Por, ato shprehin një mospërfillje të pashembullt të ligjeve që rregullojnë bashkëjetesën midis shteteve të ndrysahme dhe marrëveshjeve e konventave që vetë Greqia ka nënshkruar në vite. Kur një gjë e tillë ndodh me Italinë, që është një vend anëtar i Bashkimit Evropian, ashtu si Greqia, për Shqipërinë në harta të tilla shkelen hapur edhe kufijtë tokësorë. Harta tregon se në zonët ekonomike të Greqisë kufiri midis dy vendeve nuk respektohet, duke u shtyrë në të gjithë atë që qarqet më shoviniste në vendin fqinjë e konsiderojnë si "Epiri i Veriut".
Media greke nuk sqaron se kush është autori i hartave të tilla, por ato nuk janë përpiluar nga njerëz që nuk njohin burimet natyrore që ndodhen në tokë e në det, pra nga specialistë. Publikimi i tyre, qoftë edhe në media të pavarura apo të qarqeve ekstremiste apo opozitare kërkon hedhjen poshtë zyrtarisht nga shteti grek të ekzistencës së synimeve zyrtare për të realizuar shtrirjen e vendit në rajone që nuk i përkasin atij, por duhen përcaktuar mirë nëpërmjet marrëveshjeve ndërkombëtare, në respekt të angazhimeve të marra nga ky shtet botërisht.
Kohët e fundit anëtarë të partisë parlamentare neonaziste greke "Krisi Avgji" kanë dalë hapur me teza shoviniste e raciste, duke shkaktuar një sërë trazirash në vend, madje edhe me konfrontime fizike. Partia tenton të zëvendësojë autoritetet e sigurisë në vend, për të "spastruar" vendin nga emigrantët. Një gjë e tillë i ka shkaktuar mjaft probleme qeverisë së koalicionit në vend.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.7%
-
Jo
53.1%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 2106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46