Zbulohet harta më e lashtë
astrologjike në Kroaci

Zbulohet harta më e lashtë<br />astrologjike në Kroaci
KROACI - Është zbuluar në Kroaci nga një ekip arkeologësh harta më lashtë e astrologjisë me moshë 2.200 vjeçare! (në foto) Që nga momenti që kjo hartë doli në dritë, filluan dhe dyshimet e para, për prejardhjen e saj ku dominon ajo e periudhës romake-greke, por arkeologët shprehin mendimin se ajo është një hartë vendase, pra jo e importuar pasi vendi ku u zbulua nuk favorizon rrethana të tjera!

Padyshim që është harta më e madhe e formacionit zodiak që na vjen nga lashtësia! Konkretisht arkeologët zbuluan 30 pjesë të një pllake nga dhëmbë elefanti. Mbi pllakë ishin skalitur shenjat e zodiakut si: Binjakët, Peshqit, Shigjetari etj. Duhet theksuar se astrologjia u zbulua në Babiloni para 2.400 vjetësh.

Në vazhdim nga viti 2.100 ajo u përhap në gjithë Egjeun Lindor dhe më gjerë, por më shumë e famshme u bë në Egjipt. Sipas specialistëve astrologjia është studimi i njeriut në raport me trupat qiellor. Më konkretisht studimi i planetëve. Është një sistem mendimesh që mundohet të tregojë marrëdhëniet midis dy njerëzve dhe ndikimin që ushtrojnë planetët.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë