Zbulohet i dashuri tetë vjet më
i vogël i "Luzes" së "Portokallisë"

Zbulohet i dashuri tetë vjet më <br />i vogël i
Luzja e spektaklit të “Portokallisë” prej pak muajsh është e lidhur me modelin Klinton Zeqiraj. Të dy të rinjtë të cilët vijnë nga fusha e artit ndjehen mjaft mirë me njëri- tjetrin dhe janë duke shijuar lidhjen e tyre të re e cila ndahet me një distancë prej tetë vitesh.

Dy të rinjtë janë shumë modernë dhe as e kanë parë moshën e njëri- tjetrit dhe as u bënë përshtypje, duke e bërë publike lidhjen e tyre. Në një foto që shfaqen bashkë ata duken shumë të dashuruar me njëri – tjetrin dhe nuk kanë kursyer fjalët e ëmbëlta dhe të dashura mes tyre.

luzja portokalli kliton zeqiraj

Klinton pranon lidhjen me presonazhin, Luze (Renada Caci) dhe rrëfen se kanë dy muaj që janë lidhur dhe lidhja e tyre shkon për mbrekulli. “Lidhja jonë po shkon shumë shumë mirë vërtet, kalojmë shumë bukur sa herë që ne takohemi”, pohon modeli i cili aktualisht është duke studiuar në një universitet privat dhe që së shpejti ka në duar një projekt artistik.

“Jam njohur me Renadën, nëpërmjet shoqërisë, po mua më pëlqente shumë si personazh dhe kisha një shoqen time që i thoja ma prezanto se kam shumë dëshirë ta takoj njëherë dhe që herën e parë që u takuam, krijuam shumë afrimitet me njëri –tjetrin”. Ne jemi njohur prej gati dy muajsh, por lidhjen ka vetëm pak ditë që e kemi bërë publike”,-shton Klinton.


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë