Zbulohet identiteti i aktorit me HIV
Charlie Sheen e pohon në emision

Zbulohet identiteti i aktorit me HIV<br />Charlie Sheen e pohon në emision
Charlie Sheen ka pranuar publikisht se është mbartës i virusit HIV. Në një intervistë prekëse zhvilluar ditën e sotme në emisionin amerikan “Today”, aktori hollivudian ka pranuar se është ai personazhi publik i prekur nga HIV, lajme për të cilin kanë nisur të qarkullojnë prej disa ditësh në media, por jo identiteti.

“Janë tre shkronja të vështira për t’u përtypur”, tha Sheen duke i referuar fjalës HIV. Ai pohoi se ka harxhuar 10 milionë dollarë, në përpjekje për të blerë heshtjen e njerëzve, ndërsa shtoi se nuk e di si mund ta ketë marrë virusin.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, njëra prej ish-të dashurave të tij, Bree Olsen, nxitoi të kryente analizat, dhe shkroi në Tëitter se e gjithë situata ishte shumë stresuese. Charlie pohoi se ishte mjaft e vështirë të ndante lajmin me familjarët.

“Ia thashë vajzës time, Cassandra një natë më parë. U ndjeva keq. Ishte goditje e madhe për të. Por është e fortë si babai i saj. Tha ‘wow’. I kërkova falje që nuk ia thashë më parë, por s’kishte asgjë që ajo mund të bënte dhe nuk doja ta stresoja”, tha aktori. 50-vjeçari shtoi se jeta e tij doli jashtë kontrollit pasi mësoi të vërtetën e hidhur.

“Isha në depresion nga gjendja në të cilën ndodhesha. Drogohesha dhe pija shumë alkool. Po merrja shumë vendime të gabuara. Pasi mësoi që është i prekur nga virusi i HIV-it, ylli i “Tëo and a Half Man” rrëfeu se gjendja e tij financiare ‘nuk është shumë mirë’. Aktori ka shpenzuar miliona dollarë për të ‘mbyllur gojën’ e të gjithë atyre që e kërcënonin dhe i bënin presion për ta bërë lajmin publik.

Ai është prekur fillimisht nga virusi në 2011 dhe ka telefonuar menjëherë të dashurën që ka patur në atë periudhë, Brooke Mueller, për të bërë analizat urgjentisht.

Ai i ka marrë mjekimet rregullisht pas diagnostikimit me HIV, pasi kështu ulen rreziqet e transmetimit, dhe ka bërë seks të mbrojtur. Charlie Sheen tha mes të tjerash se nuk do ta lërë veten të mposhtet nga sëmundja dhe tha se po pret me padurim për projekte të reja televizive.

Pavarësisht gjendjes së tij, ai thotë se vazhdon të jetë ‘djali më i mirë për këtë punë’.
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin