Në minutat shtesë të duelit Itali-Shqipëri, loja u ndal për disa momente, për shkak së në fushë u fut një tifoz shqiptar.
Forcat e sigurisë arritën ta kapë në mes të fushës, pas rrëshqitjes, duke e rikthyer në pjesën e tifozëve. Mediat kosovare raportojnë se tifozi që hyri në fushën e lojës është Sami Rexhepi nga Skenderaj. Ai jeton në Duseldorf të Gjermanisë dhe për mediat ka treguar arsyen se pse e mori atë veprim.
'Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja', raportohet të ketë thënë Rexhepi.
Pasi u fut në fushë, Rexhepi përshëndeti disa prej futbollistëve të kombëtares. Ndërkohë menjëherë ndërhyri sigurimi i stadiumit. Vetëm pasi i “dribloi” disa prej tyre dhe rrëshqiti, tifozi shqiptar u mund të neutralizohej. Më pas u largua nga stadiumi ku siç thotë dhe ai vetë hyrjen në fushë e ka paguar me një çmim goxha të rëndë.
Sipas Rexhepit, autoritetet e kanë penalizuar duke i ndaluar futjen në stadiumet gjermane në të ardhmen.
Futja e tifozit shqiptar në fushë shkaktoi reagime të shumta tek të pranishmit në shkallët e stadiumit, ndërkohë që regjia qendrore, nuk e transmetoi momentin epik.
Komente










Nje Gamor i Madh , arnavut nga kosova
PërgjigjuKy psikopat s’e kupton demin qe i beri kombetares. Nderpreu gjithe ritmin qe kimbetarja po krijonte. Po budallai s’ka brire dhe po ta pyesesh jam i sigurte qe e quan veten patriot i madh :(
PërgjigjuSi nuk u bëmë një herë njerëz ne? Nuk ishte vetëm fakti që u fut ai gomar në fushë, por edhe fakti që hodhën sende mbi lojtarët italianë dhe ndezën fishekzjarre në stadium. Do të duhen breza që të bëhemi njerëz ne
Nehandertal me rroba or tej!