Zbulohet ilaçi për kancerin? Raporti
shkencor: Qeliza staminale e luftojnë

Zbulohet ilaçi për kancerin? Raporti<br />shkencor: Qeliza staminale e luftojnë
Ndërsa të gjithë janë “në luftë” me kancerin,  shkencëtarët e Universitetit të Harvardit janë pranë kurës së re që mund t’a kthejë këtë sëmundje njëherë e përgjithmonë në sëmundje jo-vdekjeprurëse.
 
Ata kanë eksperimentuar me sukses tek kaviet, qeliza staminale me gene të përpunuara në laborator, të cilat lëshojnë helme që eliminojnë vetëm qelizat kanceroze.
 
Eksperimenti u bë tek një tumor në tru që shkencëtarët e konsiderojnë si më të vështirin për t’u eliminuar. Sipas revistës “Stem Cell” pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e tumorit, në këtë zonë injektohen qelizat e përpunuara gjenetikisht.

Duke çliruar lëndën helmuese, ato eliminojnë vetëm qelizat kanceroze, duke e bërë të pamundur rigjenerimin e tumorit. Helmi nuk dëmton qelizat e shëndetshme. Vetë qelizat e përpunuara gjenetikisht rrethohen nga një masë xhelatinoze, që nuk i le të dëmtohen nga helmi që prodhojnë.


Shkencëtarët pritet të nisin së shpejti, provën që do të tregojë, nëse qelizat e përpunuara gjenetikisht janë efektive edhe tek njerëzit. Në rast suksesi, ky do të jetë hapi më i madh i hedhur deri më tani në luftën globale kundër kancerit, që në vitin 2012 i mori jetën 8.2 milion personave.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria , vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria , vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët