Antonio Conte ka zgjedhur sot listën përfundimtare me të cilën Inter do të përfaqësohet në Champions League. Trajneri i ardhur me shumë bujë nuk ka patur kufizime, ndryshe nga Interi i sezonit të kaluar ku Spalletti u detyrua të linte jashtë 4 futbollistë. Ndërkohë lëvizja e fundit në shtëpinë zikaltër ka të bëjë me numrin që do të mbajë Alexis Sanchez. Kilieni nuk do të mbajë 17, por 7. Kjo pas largimit të Icardi-t që më herët kishte rezervuar këtë numër.
Më poshtë edhe lista e plotë me futbollistët që Conte ka zgjedhur për të zhvilluar ndeshjet e Champions League.
Lista A
1 Samir Handanovic
2 Diego Godin
5 Roberto Gagliardini
6 Stefan de Vrij
7 Alexis Sanchez
8 Matias Vecino
9 Romelu Lukaku
10 Lautaro Martinez
12 Stefano Sensi
13 Andrea Ranocchia
16 Matteo Politano
18 Këadëo Asamoah
19 Valentino Lazaro
20 Borja Valero
21 Federico Dimarco
23 Nicolò Barella
27 Daniele Padelli
33 Danilo D'Ambrosio
34 Cristiano Biraghi
37 Milan Skriniar
77 Marcelo Brozovic
87 Antonio Candreva
95 Alessandro Bastoni
Lista B
30 Sebastiano Esposito
31 Lorenzo Pirola
35 Filip Stankovic
36 Thomas Schirò
38 Giacomo Pozzer
Kujtojmë se Inter ndodhet në grupin ‘e ferrit’ në Champions League pasi janë shortuar me Barcelonën, Dortmund dhe Slavia Praga-n.