Afërsisht dy javë pas vrasjes së ish- policit Ajet Zeqaj, policia e kryeqytetit ka mundur të zbulojë pas kërkimeve të saj itinerarin e ndjekur nga autori i vrasjes.
Hetuesit e krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit kanë mundur të zbulojnë itinerarin, pas kërkimeve për kamera të sigurisë që mund të kishin regjistruar lëvizjet e mundshme të autorit të vrasjes së Zeqajt, mbrëmjen e 16 marsit.
Po ashtu sipas hetuesve të policisë së kryeqytetit është mundur të krijohet edhe një profil fizik i autorit të vrasjes, pavarësisht kësaj kjo nuk ka ndihmuar ende hetuesit për të identifikuar vrasësin, pasi ai ka mbajtur një kapele me strehë gjatë gjithë kohës që i mbulonte mirë pamjen e fytyrës.
Sipas hetuesve, fillimisht vrasësi dyshohet se priti Zeqajn në një lokal bastesh sportive dhe bilardoje, vetëm pak metra larg vendit të vrasjes. Kur ai iu drejtua shkallëve për në shtëpinë e motrës, personi iu afrua dhe qëlloi ndaj tij disa here me një armë zjarri pistoletë të kalibrit 9 mm.
Kur Zeqaj, tentoi të shmangej dhe të lëvizte personi e qëlloi sërish. Më pas ai u largua në një tunel që të nxjerr në rrugën “Sami Frashëri”, për të kaluar më pas në një rrugicë pas shkollës “11 janari”, për të dalë në rrugën “Andon Zako Çajupi”, duke iu drejtuar bulevardit “Bajram Curri”, në unazë.
Aty autori i vrasjes së Zeqajt, humbet gjurmët, ndërsa dyshohet se mund të jetë rifutur në zonën e ish- bllokut, duke bërë t’i shmangej edhe kontrolleve të mundshme të policisë në këtë zonë.
Ky itinerar është siguruar nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve në këto rrugë. Dyshimet e policisë si motiv për vrasjen vijojnë të mbeten motivet që kanë të bëjnë me përfshirjen e tij në pazare apo afera që kanë të bëjnë me trafiqe të ndryshme.

(Trupi i pajetë i Ajet Zeqaj, i ekzekutuar në rrugën "Nikolla Tupe" në 16 mars)
Redaksia Online
(l.q/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO