Një kontinent i humbur është zbuluar nga Universiteti i Utrehtit në Holandë.
Kontinenti i humbur quhet Adria e Madhe dhe fshihet poshtë detit Adriatik dhe rajonit të Evropës Juglindore, ku përfshihet edhe Shqipëria.
Nga studimet që janë bërë, rezulton se kontinenti ka përmasën e ishullit të Greolandës, dhe besohet se është zhdukur rreth 140 milionë vite më parë.
240 milionë vite më parë, Adria e Madhe besohet se ishte pjesë e superkontinentit Pangea, ndërsa 100 milionë vjet më parë ka nisur edhe shkëputje e saj nga superkontinenti.
Gjurmët e kontinentit janë zbuluar përreth detit Adriatik, në Itali dhe Kroaci, ndërsa gjatë studimeve duke përdorur skemat kompjuterike, kanë nxjerrë në pah edhe ekzistencën e Adrias së Madhe.
Nga të dhënat e përfituar dhe gjurmët e zbuluara, mendohet se kontinenti u shkëput nga veriu i Afrikës, Iberia dhe Franca, ku u krijua edhe një kontinent i ri që sot është deti Mesdhe dhe Lindja e Afërt.
Më pas, si pasojë e lëvizjeve të shumta tektonike Aria u zhduk, por pjesë të saj mendohet se kanë krijuar Alpet, Apeninet, Ballkanin dhe Turqinë.