Shkencëtarët shprehen se kanë identifikuar një kontinent të ri në lindje të Australisë dhe se e kanë quajtur Zealandia.

Sipas gjeologëve, ky kontinent ka një madhësi prej 4.9 milionë kilometrash katrorë dhe nëse konfirmohet do të jetë kontinenti i tetë dhe më i vogli i planetit tonë.

94 përqind e këtij kontinenti sipas shkencëtarëve është nën ujë, por në brigjet e tij mund të gjenden qindra milionë dollarë në lëndë djegëse fosile.

Në një shkrim të botuar me titullin, “Zealandia, kontinenti i fshehur i Botës”, 11 gjeologë shprehen se Zealandia i plotëson të katërta kriteret për tu quajtur
kontinent, pasi ka lartësi relative të rajoneve, vullkane si dhe shkëmbinjtë metamorfik dhe sedimentarë.

Nuk ishte një zbulim i menjëhershme, por diçka që e kuptuam gradualisht”, u shprehën ata.

zealandia
(Foto e hartës së të Zealandia-s)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja