Zbulohet laboratori i eurove false në Spanjë! Kontrolle për 3.7 mln € e hedhura në treg, përfshirë edhe Shqipëria

SPANJË- Një grup kriminal u godit në Spanjë për karmonedhat false të eurove, ndërsa dyshimet janë se rrjeti mund të ketë pasur shtrirje edhe në Shqipëri.

Sipas hetimeve në më pak se 3 muaj, ky grup ka printuar 8 milion euro false në prerje 500 euro.

Këto janë pamjet e parave të sekuestruara dhe makinerisë gjetur në një punishte në rajonin e Katalunjës.

Në prangat e policisë spanjolle kanë rënë 12 persona ndërsa policia ka mundur të sekuestrojë 4.3 milion euro dhe pjesa tjetër është hedhur në treg.

Ky grup sipas Europol shpërndante para false në të gjithë Europën dhe vendet e Ballkanin, ndërsa kontrolle për të lokalizuar apo parandaluar hedhjen e monedhës false në treg po kryhen edhe në Shqipëri.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dakord: 08/10/2022 11:39

    Nese kane falsifikuar 5-qindeshen atehere per here te pare nuk do ta haje populli i varfer por vetem ata qe kane.

    Përgjigju
    • Agjenti: 08/10/2022 13:13

      Tamam

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, pensionistët nisin marrjen e abonesë falas

Tiranë, pensionistët nisin marrjen e abonesë falas