Paguanin 1 deri në 5-mijë euro, zbulohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve në Tiranë! 6 në pranga (VIDEO+EMRAT)

TIRANE - Dërgonin emigrantë me dokumente të falsifikuara në vendet e BE-së kundrejt pagesave nga 1000 deri në 5000 mijë euro, arrestohen 12 persona.

Operacioni i Policisë së Tiranës  koduar ‘‘Laboratori" ka vënë në pranga këta persona që në bashkëpunim me njëri-tjetrin nisnin nga gjetja e klientëve deri në pajisjen me karta të BE-s apo pasaporta e viza false.

Ky hetim është shtrirë prej një viti në disa qytetet të Shqipërisë ndërsa përgjimet dhe gjurmimet e të dyshuarve në terren kanë çuar edhe në zbulimin e laboratorit të falsifikimit i cili ishte në një banesë në Tiranë.

Gjashtë persona janë arrestuar këtë të enjte ndërsa gjashtë të tjerë më herët përgjatë goditjeve të ndryshme.

Ata janë Agron Hoxha 64 vjeç, Enzo Hysko 29 vjeç, Henri Kurti 63 vjeç, Myslym Hysko 56 vjeç, Valbona Babeni 57 vjeçe si dhe shtetasi Lirim Shimi.

Më herët në kuadër të këtij operacioni hetimet e të cilit kanë zgjatur prej marsit 2019 janë arrestuar edhe Artor Tahiri, Ermir Staka, Thanas Dodhri, Pajtim Baruti, Vesel Serjani, Edmond Rexha.

Ndër provat e sekuestruara janë edhe disa telefona celularë të cilët do të ekzaminohen për kontaktet dhe aktivitetin e rrjetit i cili tashmë është i 5 laborator goditur në harkun e dy viteve në Tiranë.

1583402104_falsifikim2.jpg

1583402075_falsifikim.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:47
12 në pranga për falsifikim dokumentesh, Lleshaj: Lufta ndaj krimit do vijojë në të gjitha drejtimet

1552599375_sanderlleshaj.jpeg

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përshëndeti operacionin e koduar 'Laboratori' si një tjetër goditje ndaj krimit të organizuara. Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 12 persona për falsifikim dokumentesh për t'u siguruar emigrantëve qëndrimi në vendet e BE kundrejt shumës 1000 deri në 5000 euro. Lleshaj bëri thirrje se shqiptarët  i kanë rrugët e hapura drejt BE dhe nuk kanë pse bien pre e mashtrimeve të tilla, ndërsa inkurajon policinë që të godasë të gjitha grupet që veprojnë në këtë fushë.

'Operacioni policor “Laboratori” është një tjetër goditje kundër krimit të organizuar, i cili përpiqet të nxisë kalimin e paligjshëm të qytetarëve drejt vendeve perëndimore, duke nxjerrë përfitime financiare dhe duke dëmtuar rëndë interesat e tyre dhe të gjithë shoqërisë. Qytetarët shqiptarë i kanë rrugët hapur për udhëtim të ligjshëm jashtë vendit, ndaj kërkohet kujdes për të mos rënë në rrjetet e trafikantëve. Agjencitë përgjegjëse do ta thellojnë punën për të goditur në themel të gjitha rrjetet kriminale që veprojnë në këtë fushë, ku bashkëpunimi i qytetarëve është i domosdoshëm dhe krejtësisht edhe në favorin e tyre', shkruan Lleshaj.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arben: 05/03/2020 17:56

    BRAVO MINISTER LESHI,,KA LEZET TE RRISH NE SHQIPERI...

    Përgjigju
  • HALLEXHINJ: 05/03/2020 13:25

    Po do han buk dhe kta çfar të meren kta pun s'ka lek s'ka e ça të bojn do bubrojn që të jetojn. E fundja fare mir bojn çojn Shqiptar jashtë të jetojn e jetën më të mir ta bojn. Likja Edi Lyli jan miljoner me euro e njerzit skan buk me ngron e kta kodosha bojn teatër e lujn kukamshefti kush lekët na i gjen. Po sna i gjen njeri se ne jemi flori pa përjashtim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'