GREQI - Pothuajse në mes të distancës, ndërmjet kanalit të Otrantos dhe të vijës bregdetare të ishujve Jonianë është zbuluar një strukturë gjeologjike të dhënat e së cilës flasin për ekzistencën e një sasie shumë të madhe gazi dhe nafte, nën sipërfaqen e detit. Në vijën diagonale që lidh Barin me Zakinthon shtrihet kjo depozitë e madhe.
Italianët kanë disa kohë që e kanë “shpuar” pjesën perëndimore të kësaj zone dhe kanë nxjerrë naftë. Janë veçanërisht të kujdesshëm përsa u përket ambicieve te tyre, pasi e dinë se distanca ndërmjet një zone me strukturë gjeologjike që të shtyn të mendosh se ka sasira të mëdha gazi natyror dhe nafte dhe shfrytëzimit të kësaj sipërfaqeje, kjo distancë, pra, është shumë e madhe dhe nevojiten studime shumëvjeçare, shpime gjeologjike, analiza të shumta derisa të merret pika e parë e Hidratoanthrakave (naftës dhe gazit).
Por konsorcioumi që vepron në Qipro dhe në “fushat” ku është zbuluar ndërkohë gaz natyror- dhe po ecën më tej në procedurën e krijimit dhe të ngritjes së infrastrukturës së shfrytëzimit të saj, si edhe në investimet për nxjerrjen, depozitimin dhe shpërndarjen e këtij produkti- ka shprehur ndërkohë edhe në qarqet zyrtare greke interesimin për studimet dhe kërkimet në detin Jon.
Por qeveria greke u është shmangur deri tani premtimit për dhënien e të drejtës së shfrytëzimit të burimeve natyrore firmës në fjalë.
Duhet theksuar se kjo çështje është aktualisht shumë komplekse dhe, që nga momenti kur dikush flet për burime të tilla të pasura natyrore, automatikisht shtrihet edhe më tej në çështje gjeopolitike e gjeoekonomike. Nënvizohet gjithashtu fakti se “struktura” në fjalë mes Italisë dhe Greqisë shtrihet më tej se dy AOZ, të cilat këtu e shumë kohë më parë janë përcaktuar ndërmjet Romës e Athinës me marrëveshje dyshtetërore. Pra në këtë rast, të paktën nuk shtrohet çështja e përcaktimit të zonave ekskluzive të shfrytëzimit.
Çështje, që në të kundërt ekziston në përcaktimin e AOZ ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, Greqisë dhe Egjiptit, si edhe ndërmjet Greqisë dhe Libisë. Gjithashtu nuk është nënshkruar ende marrëveshja e përcaktimit të AOZ mes Athinës dhe Tiranës.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com