Zbulohet letra e trajnerit De Biasi
dhe prapaskenat e përjashtimeve

Zbulohet letra e trajnerit De Biasi<br />dhe prapaskenat e përjashtimeve
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka publikuar listën me emrat e 23 futbollistëve që do të marrin pjesë zyrtarisht në “Euro 2016” për të përfaqësuar kuqezinjtë.
 
Tekniku ka publikuar letrën në Facebook me emrat e lojtarëve të shkruar me dorë, ku duket mungesa e Shalës, Gjimshitit, Rashicës dhe Rrahmanit. 

De Biasi në vendimet e tij të fundit ka ngjallur shumë debat dhe polemika për lojtarët e ftuar. Fillimisht ishte lënia jashtë e Salihit, golashënuesi më i mirë në kampionatin shqiptar, por mbi të gjithë eksperienca dhe kontributi në kombëtare. Ndërsa përsa i përket Alban Mehës prerë pak kohë më parë deklaroi  se “ka luajtur vetëm 13 minuta në eliminatore” duke justifikuar përjashtimin nga grupi për në Euro 2016.
 
Por me vendimin e dytë të listës zyrtare, tekniku duket se ka bërë një autogol, pasi ka lënë jashtë edhe Gjimshitin në mënyrë surprizë, ndërsa ka grumbulluar Frederik Veselin, që nuk ka luajtur asnjë minutë me kombëtaren si në eliminatore, po ashtu edhe në miqësore. 

Letra e De Biasit
Letra e De Biasit



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve