Zbulohet motivi i masakrës në SHBA nga menaxheri i Walmart përmes një letre: Më krahasojnë me vrasësin serial Jeffrey Dahmer

Zbulohet motivi i masakrës në SHBA nga menaxheri i Walmart përmes një letre: Më krahasojnë me vrasësin serial Jeffrey Dahmer

SHBA- Policia ka publikuar detaje të reja për menaxherin e Virginia Walmart, Andre Bing, 31-vjeç,  i cili qëlloi dhe vrau gjashtë persona të martën, i cili ishte krahasuar me vrasësin serial Jeffrey Dahmer.

Bing dyshohet se është tallur nga kolegët e tij për ndryshimin e statusit të punësimit, sipas një raporti të policisë të publikuar sot dhe të raportuar nga mediat amerikane. Dëshmitarët konfirmuan se ai filloi të qëllonte gjatë një takimi të punëtorëve në dhomën e pushimit.

Në momentin që policia mbërriti në vendin e aksidentit, Bing ishte tashmë i vdekur. Policia beson se ai vrau veten me të njëjtën armë që përdori për të qëlluar kolegët e tij. Ai ishte i punësuar si drejtor i ndërrimit të natës, ndërsa në Walmart punonte që nga viti 2010, raportojnë mediat e huaja.

Në dokument, Bing tha gjithashtu se ai kishte humbur dinjitetin e tij pasi telefoni i tij ishte hakuar. Ai tha se njerëzit e krahasuan padrejtësisht me vrasësin serial Jeffrey Dahmer dhe shkroi: “Unë kurrë nuk do të kisha vrarë dikë që do hynte në shtëpinë time”.

Ndonëse policia nuk ka publikuar ende një motiv për krimin, WAVY-TV raportoi se hetuesit gjetën një motiv të mundshëm për masakrën në telefonin e Bing. Një burim i paidentifikuar i policisë tha se Bing ishte i mërzitur për një ndryshim të fundit në vendin e tij të punës dhe po ngacmohej nga kolegët e tij. Për momentin, nuk është ende e qartë se çfarë lloj ndryshimi në statusin e punësimit bëhet fjalë.

Policia tha në një deklaratë se ata e gjetën shënimin kur “detektivët kryen një analizë mjeko-ligjore të telefonit të të dyshuarit i cili ishte vendosur në vendin e ngjarjes”. Motivi për të shtënat mbetet i paqartë, tha policia, dhe nuk mund të gjenin se kur ishte shkruar shënimi.

Walmart tha në një deklaratë: “Nuk ka asgjë që mund të justifikojë marrjen e jetëve të pafajshme. Fokusi ynë vazhdon të jetë te familjet që janë të pikëlluar dhe duke mbështetur bashkëpunëtorët tanë në këtë kohë të vështirë”.

Walmart tha se Bing kishte qenë një drejtues turni i cili ka punuar në kompani që nga viti 2010.

Policia gjithashtu raportoi se pistoleta 9 mm e përdorur në të shtënat mbrëma të së martës ishte blerë ligjërisht atë mëngjes dhe se Bing nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë. 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës