Zbulohet mushkonja
që përhap malarjen

Zbulohet mushkonja<br />që përhap malarjen
VLORË - Zbulohet mushkonjat që përhapin malarjen. Kjo konfirmohet nën zë nga mjekë infeksionistë dhe epidemologë, që ushtrojnë profesionin e tyre në qarkun e Vlorës.

Pas 50 vjetësh, malarja duket skur është prezent në kanalet e Orikumit, Nartës e Vlorës, gjithashtu edhe në kënetat që duket sikurë janë rishfaqur sërish pas prishjes së drenazhimit dhe kanaleve kulluese, të cilët tërheqin ujin nga tokat.

Edhe zyrtarisht pranohet, se mushkonja e malaries është prezente, por deri me tani ende nuk është vërtetuar ndonjë rast nga dhjetra raste që personat të jenë të infektuar me mushkonjën, e cila rritet dhe zhvillohet në kanalet kulluese dhe të ujrave të zeza të qytetit të Vlorës, Orikumit, komunës Qëndër dhe zonat kryesisht të Ultësirës perëndimore të qarkut të Vlorës, ku uji në toka është prezent.

Dhjetra raste, të cilat janë shfaqur me malarje, flasin se kanë qënë të importuara nga shtetet afrikane, nga punëtorë vlonjatë, që kanë kryer aktivitetin e tyre në shtetet afrikane dhe me pas kanë ardhur të infektuar në shtetin shqiptar e fillimisht janë trajtuar nga spitali infektiv i Vlorës e trajtuar më specifikisht në QSUT e Tiranë.

Mjeku epidemiolog, njëherësh shef i Epidemiologjisë në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Vlorë, Agron Bashllari, sqaron masat parandaluese dhe aktivitetin mikrobial që ndodh kur një person infektohet dhe si infektohet.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz