Zbulohet në arkivat e Vatikanit
vepra e rrallë e Pjetër Budit

Zbulohet në arkivat e Vatikanit<br />vepra e rrallë e Pjetër Budit
Zbulohet një ekzemplar i ri i veprës së njohur të Pjetër Budit, Dottrina christiana (1618) në një bibliotekë te Romës. Ky ekzemplar është i ndryshëm në një fashikull prej kopjes së njohur. Ky zbulim bëhet nga studiuesja Blerina Suta e cila sjell të dhëna të reja për veprën e klerikut e poetit të madh të 1600-s, Pjetër Budi. Në librin e saj studimor të botuar “Onufri”, del në dritë një ekzemplar i panjohur deri më sot i veprës “Doktrina e Kërshtenë” e përkthyer nga Pjetër Budi.

pjeter budi vepra
( Ekzemplari ri i sapozbuluar i veprës së njohur të Pjetër Budit, Dottrina christiana 1618 )

Në këtë libër njihemi jo vetëm me një dokument të panjohur, por edhe me vlera studimore. Studiues të njohur konfirmojnë se bëhet fjalë për një ekzemplar që përmban një fashikull të ndryshëm nga ai që kemi njohur nga vepra e Pjetër Budit. Prof. Rexhep Ismajli e përgëzon autoren e këtij botimi duke u shprehur se “Kisha krijuar përshtypjet më të mira për trajtimet e saj letrare me një kulturë të gjerë dhe me shumë zell për saktësinë e mendimit të shprehur dhe akribinë. E kisha vlerësuar përpjekjen e saj për të sjellë vështrime të reja për çështjet që tashmë ishin lexuar në ndonjë mënyrë. Pas të gjitha këtyre përshtypjeve njëditëzaj më erdhi lajmi se znj. Blerina Suta paskësh nisur hulumtimet e saj nëpër bibliotekat e Propaganda Fides dhe të Vatikanit, përgjithësisht nëpër bibliotekat dhe arkivat e Romës, ku tashmë jeton”. Zbulimi dhe studimi i këtij dokumenti merr një rëndësi të vecantë në historinë e lëtërsisë shqipe. Blerina Suta ka kërkuar në arkivat e Vatikanit gjurmë të shkrimeve shqipe dhe të autorëve shqiptarë, të cilat edhe pse janë të viztuar shpesh janë ende të paprekura sipas prof. Ismajlit. “Dhe pas këtij lajmi të gëzueshëm se me këto punë ajo paskësh nisur me një zbulim gjithsesi të pëlqyeshëm, me zbulimin e një ekzemplari deri tash të panjohur të veprës “Doktrina e Kërshtenë” të përkthyer nga Pjetër Budi.

vepra e pjeter budit
( Firma autografe e Budit ne dokumentat arkivore Kamerale")

Dhe jo vetëm ekzemplar i panjohur, por edhe më me interes: një ekzemplar që përmban një fashikull të ndryshëm nga ai që kemi njohur. Dhe shumë shpejt zonja Suta e bëri të njohur këtë zbulim në një konferencë shkencore. Pas kësaj unë pata rastin të takohesha me znj. Suta në Tiranë pikërisht për të biseduar lidhur me këtë zbulim. Ajo pati mirësinë të më tregonte gjithë materialet që kishte në dispozicion, fotokopjet e fashikullit që nuk e njihnim të Doktrinës dhe tekstin studimor që kishte përgatitur ajo me këtë rast. Të gjitha materialet pata rastin t’i lexoja. Pastaj vazhduam diskutimet përmes internetit dhe më në fund ajo më dërgoi versionin shqip të punës së saj, këtë që po botohet tani.”, shkruan prof. Ismajli me entuziazëm. Blerian Suta i hyri me seriozitet edhe studimit të rrethanave të tjera të veprimtarisë së Budit, gjë që zgjeron diapazonin e tij si personalietet. 

Gjerësia e formimit të saj kulturor e shtyri të hulumtonte lidhur me raportet eventuale të Budit me veprimtarët e ngjashëm te popujt përreth, ta zëmë, te kroatët. Dhe aty ajo hetoi mundësi përafrimesh me Kumulović-in, i cili kishte përkthyer kroatisht të njëjtën Doktrinë pak para Budit. Deri tani kemi nga ajo në këtë studim sugjerimet e mbështetura me dokumentacion për mundësinë e një kontakti të tillë. Për më tepër, ajo e ka studiuar veprimtarinë e Kumulović-it edhe në raport me hapësira të caktuara shqiptare dhe përgjithësisht ballkanike dhe mund të presim në këtë drejtim edhe më studime të saj dhe depërtime me interes në fushën e këtij kontakti kulturor e diçka më shumë”, shkruan Prof. Rexhep Smajli, duke e falenderuar autoren e sudimit për këto studime të mprehta filologjike të një periudhe me të cilën merrte për herë të parë dhe nuk kishte marrë ndonjë formim të veçantë gjatë studimeve.

Studieusja Suta me zbulimin e një dokumenti të panjohur të Pjetrë Budit u ka hapur rrugën dielmave të studiuesve që janë marrë me studime filologjike dhe me veprën e Pjetër Budit.

“Në studimet tona filologjike po vjen një hulumtuese shumë e zellshme, një studiuese e letërsisë me horizont të gjerë dhe një kërkuese e madhe nëpër arkivat dhe bibliotekat ende jo krejtësisht të vizituara për pjesën shqiptare që mund të kenë. Ajo po shkel në këto studime me një zbulim me interes në këtë përvjetor të Budit dhe me një studim që tashmë tregon diellandritas se në të ardhmen do të ketë çka t’u ofrojë këtyre studimeve”, pohon prof. Smajli. 

vepra e pjeter budit
(Faqe të panjohura nga vepra e Pjetër Budit 1618-1622 i autores Blerina Suta)

Rrëfimi i autores Suta
Blerina Suta pohon se materialet e ketij punimi e patën burimin në përgatitjen për punimet e Kuvendit albanologjik “L’Albania nell’archivio di propaganda Fide”, të organizuar nga Universiteti Papnor Urbanian në Romë, më 26–27 tetor të 2015-s. Ajo thotë se: ”Zbulimi i një ekzemplari të ri të veprës së njohur të Pjetër Budit, Dottrina christiana (1618), në një bibliotekë te Romës, i ndryshem ne nje fashikull prej kopjes se njohur, entuziazmoi menjehere specialistet e fushës. Nga ky këndvështrim, përvoja e kërkimit të materialeve të tjera, lidhur me figurën e Budit dhe të rrethanave të veprimtarisë së tij, vazhdoi të ishte stimuluese profesionalisht dhe e pasur me shkëmbim idesh, sidomos nga pikëpamja metodologjike, me specialistë, në kuadër të nevojës dhe të përpjekjeve që po bëhen për përgatitjen e botimit kritik të veprës së Budit.
Kërkimet në arkivat e Vatikanit kanë ndjekur burimet parësore, që tashmë njihen nga studiuesit e albanologjisë, sicc është vëllimi VII i Illyrici Sacri, në të cilin gjendet dhe informacioni që i takon Budit, “Petrus il episcopus sardensis et sappatensis XIV”. Verifikimi i dokumenteve te indeksit “garampi”, të arkivit Sekret të Vatikanit, dëshmoi një ndryshim të vendit në të cilin ruhen këto dokumente.”. Suta pohon se në Vatikan ka burime të paeksploruara deri më tani nga “Reverenda Camera Apostolica”, ku atë e kanë lejuar që të rindertojë fazën e veprimtarisë së Budit më 1621-1622, periudhë kur ai punonte në kontakt të ngushtë me shtëpinë botuese “Zanetti”, për botimin e veprave të tjera, Rituale Romanum dhe Speculum Confessionis. “Në këtë kuader, jemi munduar të rindertojmë kronologjinë e përmiresimit dhe të zëvendësimit të fashikullit të parë të veprës Dottrina Christiana (1618), para se autori t’ia dhuronte Bibliotekës Apostolike të Vatikanit (janar 1622).”, shprehet studiuesja. Ajo rrëfen se për të qartësuar më mirë kontekstin e veprimtarisë së një personazhi kompleks si Budi ka ndjekur kanale të tjera kërkimore në arkiva papnorë, ku mundi të zbulojë të dhëna për Shqipërinë dhe për kontekstin ballkanik, në kuadër të veprimtarisë shkollarizuese të Selisë së Shenjtë, në kapërcyell të shekujve XVI–XVII, nëpërmjet përhapjes së “doktrinës” në gjuhët vulgare. Në punimin e këtij studimi autorja Blerina Suta paraqet të dhëna të reja bashkë me materialin gjuhësor deri më tani të panjohur të fashikullit “a” të botimit original të veprës Dottrina Christiana (1618). Sipas saj kjo është evtëm një fazë të parë e kërkimeve, e cila mund të plotësohet në të ardhmen me të dhëna të reja.

vepra e pjeter budit
vepra e pjeter budit
(Studiuesja Blerina Suta)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie