TIRANE - Një audio e rrallë me zërin Fan Nolit u publikua dje për herë të parë, në A1Report. Audio e rrallë u mundësua nga studiuesi dhe gazetari Ilir Ikonomi, i cili pohoi se e ka hasur rastësisht gjatë kërkimeve të tij studimore. Audio është në gjuhën angleze, ku vihet re cilësia e lartë e regjistrimit dhe ruajtja mjaft optimale. Në të Fan Noli flet mbi letërsinë, frymëzimin si dhe jep këshilla se si duhet të shkruajë një shkrimtar, duke u bazuar sa më shumë në jetën reale dhe ngjarjet e jetuara.
“Disa prej jush duan të bëhen shkrimtarë dhe për këtë dua t’ju jap disa këshilla se si të bëheni shkrimtarë të mirë. Këshilla më e mirë që mund t’ju jap është kjo: përpiquni të shkruani për diçka që e keni provuar vetë”, thotë Noli, ndërsa vijon pak më tej: ”Në fakt, librat më të mirë e më të lexuar janë pak a shumë librat autobiografikë”
Noli merr si shembull Servantesin dhe veprën e tij, nga veprat e para të cilat thuajse nuk ia njeh askush e deri tek Don Kishoti, që e bëri të famshëm në gjithë botën.
“Shembulli më i mirë është Servantesi. Ai e shpenzoi pjesën më të madhe të jetës duke shkuar sonete e pjesë teatrore, të cilat nuk i lexonte askush e që mezi gjendeshin edhe në libraritë spanjolle.
Pastaj, periudhën e fundit të jetës, kur ishte në burg e kur nuk dinte se me ç'të merrej, shkroi Don Kishotin, me të cilin u bë menjëherë i shquar. Njerëzit nisën të kërkonin një vëllim tjetër, një libër tjetër të Don Kishotit, donin që ai ta vazhdonte historinë, ndërsa kritikët nuk arrijnë të bien dakord lidhur me atë se cili nga të dy librat është më i bukur. Sepse që të dy janë të shkëlqyer….”
Në këtë moment, audio ndërpritet, por siç mësojmë nga studiuesi Ikonomi, Noli vijon të flasë edhe më tej mbi letërsinë, të shkruarit dhe eksperiencat e tij letrare.
Sipas studiuesit Ilir Ikonomi, kjo audio e sapopublikuar është një ekstrakt nga një regjistrim 10 minutësh, të cilin ai e ka zbuluar gjatë kërkimeve të tij në bibliotekën e Fan Nolit në Boston. Audio mendohet se është regjistruar në vitin 1960-1962, kohë kur Fan Noli ka qenë mjaft i angazhuar në takime të ndryshme, sidomos me shoqërinë “Vatra”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
38.7%
-
Jo
50.9%
-
Nuk e di
10.3%
Vota total: 6908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spiropali mban fjalën e parë si kryeparlamentare, Noka hedh shishe me ujë në drejtim të kryeministri Rama
30 Korrik, 18:03
-
Tensione në Kuvend, Bardhi-Ramës: Futi një vizë aty! Vokshi hedh letra ne drejtim të kryeministrit
30 Korrik, 17:57
-
Rama ulet në vendin e deputetëve, i afrohet Andia Ulliri dhe e pyet për Thumanë-Kashar
30 Korrik, 17:56
-
Deputetët e PDIU-së 'tradhtojnë' opozitën, votojnë pro emërimit të Ballës si ministër i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin
30 Korrik, 17:48
-
'Të shkarkoi si leckë', Bardhi përjashtohet nga seanca, debat me Nikollën: Gënjeve kur the se jam sëmurë! Kryeparlamentarja: Të të vijë turp
30 Korrik, 17:19
-
Pritet të nis seanca e jashtëzakonshme/ Tre ministrat e rinj paraqiten në parlament
30 Korrik, 17:12
-
Firma e fundit para lënies së detyrës/ Balla dhe King-Smith nënshkruajnë për 1 milionë stërlinat për ndërtimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit
30 Korrik, 16:58
-
Zjarri në Shëngjin, 2 avionë Canadair pritet të vijnë në ndihmë, Kërkohet ndihma e Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile
30 Korrik, 16:57
-
Aksident në aksin Marinëz-Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Plagosen 3 persona
30 Korrik, 16:57
-
Zjarri djeg sipërfaqe me ullinj në Kaninë, rrezikohen banesat (VIDEO)
30 Korrik, 16:40
-
Tentativa për të hedhur në erë tragetin Sarandë-Korfuz, Gjykata cakton masën 'Arrest në burg' për biznesmenin Eridion Muho
30 Korrik, 16:38
-
Zjarri tek Rana e Hedhun/ Kaos me pushuesit që largohen të alarmuar, flakët përparojnë drejt hoteleve! Policia urdhëron evakuim të plotë
30 Korrik, 16:29