Zbulohet në Malësinë e Madhe kisha e ndërtuar 15 shekuj më parë, arkeologu: Kemi gjetur shumë objekte të veçanta

Gjurmë të një kishe paloekristiane të shekullit të V p.e.s janë zbuluar në Hot të Malësisë së Madhe gjatë disa gërmimeve arkeologjike. Arkeologu Gezim Hoxha tregoi mbi të veçantat e kësaj kishe dhe për gurët me simbolika të cilat përdoreshin 15 shekuj më parë. Ndërsa shton se kisha është një ndër më të hershmet në territorin shqiptar por edhe në atë ballkanik. Ndër të tjera Hoxha thotë se kanë qenë pikërisht banorët e zonës si dhe pronarët e truallit ku ndodhet kisha të cilët në kohë të hershme dhe të vështira të komunizmit kanë ruajtur reliket fetare dhe rrënjët e krishtërimit.

"Kemi të bëjmë me një kishë paleokristiane e cila i ka fillesat e veta në fund të shekullit të 5-të. Bëhet fjalë për një kishë e cila shkon gati 15 shekuj më parë. Është një ndër kishat më të hershme e vlerësuar në territorin shqiptar dhe në atë ballkanik. Nuk ka kishë më të hershme se kaq.

Objekti është trazur herë pas here për marrjen e gurëve apo për kryerjen e punëve të tjera bujqësore bujqësore.  Ne nuk arrijmë ta gjejmë në mënyrë të plotë. Por gjejmë shumë objekte që janë të gdhendura në gurë dhe kanë simbolika paleokristiane. Objekti është i një vlere të rëndësishme historike-kulturore por edhe fetare për territorin në të cilin ndodhemi por edhe për fshatin" Gëzim Hoxha, arkeolog. Gërmimet arkeologjike  janë kryer në kuadër të një projekti 3 vjeçar i mbështetur nga Bashkimi Europian.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 30/09/2019 20:05

    Ne radhe te pare nuk ka kisha te ndertuara p.e.s ose para Krishtit. Ndoshta p.e.s eshte shkruar gabim. Duhet shkruar pas Krishtit. Eshte shume pozitive qe gjenden keto zbulime ne vendin tone.

    Përgjigju
  • Miti: 28/09/2019 09:21

    Nuk ka kishe me te hershme se kaq? Ka degjuar ky pseudo arkeologu per baziliken e Tepes se Elbasanit?

    Përgjigju
  • Gjin bue shpata: 27/09/2019 19:47

    Gjurmë të një kishe paloekristiane të shekullit të V p.e.s janë zbuluar në Hot të Malësisë???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër