Zbulohet një fletë votimi
e Academy Award

Zbulohet një fletë votimi<br />e Academy Award
Por ndërsa kudo në botë ata që janë të interesuar për Oskarin dhe janë përfshirë qoftë edhe minimalisht në atmosferën e tij, janë duke parashikuar dhe diskutuar, publikimi I një flete votimi “brutalisht të sinqertë” në “Thë Hollywood Reporter” online ka bërë bujën e vet.

I publikuar më 20 shkurt,  është  një foto e një flete votimi që i përket njërit prej 371 antarëve të degës së regjisorëve në Academy Awards. Burimi anonim që I ka treguar gazetarit  Scot  Feiberg, ka bërë vlerësime në të gjitha kategoritë ku duhet të votonte.

Sipas tij, “Argo” është vetëm “një hiç” ndërsa Tarantino duket se me filmin e tij vetëm masturbon për tre orë..  Në zgjedhjet e tij, kur flitet për filmin më të mirë ai rendit në vend të nëntë  “Amour” sepse nuk e toleron dot stilin e tij, në vend të tetë, “Beasts of the Southern Wild” sepse nuk e kupton, në të shtatin “Les Miserables” sepse është filmi më zhgënjyes në kohëra dhe poshtë tij vendos “Silver Linings Playbook”.

“Django Unchained” nrë renditjen tij rri në vend të pestë, dhe pas tij vjen “Life of Pi” sepse finalja e tij e irriton shumë. “ Argo” qëndron në vend të tretë por ai nuk dëshiron që të fitojë pasi nuk do që një film të fitojë për arsye të gabuara. Ky regjisor anonim që me sa duket ka përmbyllur votimin e tij ka vënë në vendin e dytë “Lincoln” duke e cilësuar film të mërzitshëm, por që në fund të fundit është  Spielberg, dhe Oskari sipas tij I shkon filmit “ Zero Dark Thirty”.

Ndër votat e tjera të këtij regjisori spikasin vlerësimet maksimale për katorin më të mirë që është Joaquin Phoenix (The Master) dhe joprotagonistin më të mirë  Philip Seymour Hoffman (The Master).Të ketë edhe shumë antarë të tjerë që kanë mendime të tilla si ky regjisor? Mbetet për tu zbuluar në ceremoninë e 24 shkurtit.

DANIEL DAY-LEWIS TRIS NË OSKAR?


Daniel Day-Leëis pritet qe të ndryshojë historinë e Hollivudit nëse fiton këtë vit në Oskar si aktori më i mirë. Të paktën sondazhi I kryer nga agjencia Rojters e shikon të sigurtë fitoren e tij. Aktori 55 –vjeçar ka fituar disa nga çmimet më të mëdha gjatë këtij sezoni konkurrimesh, duke luajtur figurën e presidentit Abraham Lincoln.

Sipas një sondazhi të kryer nga Ipsos, mes 909 amerikanëve, 21 për qind e tyre mendojnë se aktori duhet të fitojnë ndërsa 26 për qind mendojnë se ai ka më shumë shanse se rivalët e tij për të fituar. Në vend të dytë renditet Hugh Jackman,për rolin e Zhan Valzhanit në muzikalin “Les Miserables”.

Më pas renditen aktori Bradley Cooper me performancën e tij në “Silver Linings Playbook,” Joaquin Phoenix dramën “The Master” dhe në fund Denzel Ëashington në rolin e pilotit të alkoolizuar në “Flight.” Nwse Day-Lewis fiton në këtë kategori atëherë ai do të bëhet i pari aktor që do të ketë tre Oskar si Aktori më i mirë Dy statujat që ka aktualisht I janë dhënë në 1990-ën për rolin e Christy Broën në “My Left Foot” dhe në 2008 për rolin e Daniel Plainview në “There Will be Blood.”

flete votimi oscar

(Flete votimi e Oscar)

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 22 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit