Zbulohet një pikturë e re
e Van Gogh

Zbulohet një pikturë e re<br />e Van Gogh
“Perëndim në Montmajour”, ky është titulli i një prej pikturave të Vincent Van Gogh, pikturë e cila u zbulua nga Muzeu i Amsterdamit dhe që do të paraqitet përpara publikut. 

Van Gogh, i cili influencoi artin e shekullit të 20-të, nisi të pikturojë që në moshë të vogël dhe nga ky autor njihen gati 864 telajo të pikturuara. 

Për të vërtetuar pikturën e sapo zbuluar, që ajo i përket vërtetë Van Gogh-ut, sipas disa informacioneve nga muzeu, janë bërë ekzaminime nga dy ekspertë, të cilët kanë vërtetuar teknikën e përdorur, telajon, stilin dhe të gjithë detajet e mundshme. 

Ekspertët të cilët e kanë ekzaminuar këtë kuadro, thonë se piktura është realizuar në vitin 1888. 

Sipas drejtorit artistik të muzeut Axel Rueger, ky zbulim konsiderohet si një punim i cili i përket një periudhe të konsideruar nga shumë të tjerë, si kulmi i realizimeve artistike të Van Gogh .
Kjo pikturë, do të ekspozohet në muze, duke filluar nga data 24 shtator 2013-të.


Redakisa Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024