Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar të hënën e 20 majit në Greqi, pasi policia zbuloi një plantacion të madh kanabisi në komunën e Trifilisë.
Sipas hetimeve anëtarët e grupit fillimisht blenë fara kanabisi dhe pajisje të specializuara për rritjen e bimëve dhe më pas gjetën një vend me bimësi të dendur që nuk dallohet lehtë, ku lëruan dhe formësuan siç duhet tokën dhe mbollën 812 fidanë brenda kutive plastike. Shitja e tyre do të sillte më shumë se 1 000 000 euro fitim.
Gjatë kontrolleve të kryera oficerët e policisë gjetën lopata, plehra, pajisje të tjera kultivuese dhe vaditëse, panelet diellore, radio, ushqime, pajisje për gatim, krevat, dy çanta shpine, një palë dylbi, dy lente, një celular, një automjet, si dhe 100 euro dhe 1500 lekë.
Shqiptari akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kultivim droge me qëllim trafikim dhe shkelje të legjislacionit për komunikimet elektronike.