Zbulohet piktura 800-vjeçare e Shën
Mërisë në Kalivaç të Tepelenës

Zbulohet piktura 800-vjeçare e Shën<br />Mërisë në Kalivaç të Tepelenës
Në zonën ku do të ngrihet Hidrocentrali i Kalivaçit në Tepelenë arkeologët kanë nxjerrë në dritë zbulime të rralla arkeologjike që shtrihen në terrenin e Nicivës, Gusmarit e më gjerë.

Arkeologët Skënder Muçaj e Suela Xhyeri në fund të muajit dhjetor kanë zbuluar e regjistruar artefaktet dhe  gjurmët e historisë që nga  paleolitit i mesëm e deri në mijëvjeçarin e fundit.

Ata sjellin për Report TV pamje nga zbulimet që nuk ishin bërë të njohura të periudhës romake, por edhe të periudhës helenistike.

Një nga zbulimet më të rëndësishme në grykën e Ylynecit është shpella e Eremitëve që u përket shekujve të 13-të e 14-të pas Krishtit, ku ende duken detaje të pikturës së Shën Mërisë.
 
'Në fshatin Kalivaç që në vitin 1963 ka qenë qyteza e Kalivaçit edhe varrezat që janë pranë saj i takojnë periudhës së shekullit të tretë para Krishtit deri në shekullin e parë para Krishtit. Shpella e Ylynecit është vizituar që në vitet 60, është botuar nga Theofan Popa, ai ishte specialisti më i mirë i Krishtërimit në ato vite, i artit mesjetar. Vetë shpella është e pikturuar dhe piktura është e shekullit të 13. Kjo shpella e Eremitëve bashkë me disa të tjera përbën një numër të madh shpellash dhe guvash të banuara që nga periudha e neolitit të hershëm", shprehet Skënder Muçaj.

Një zbulim i rralle janë edhe ndërtimet e Ali Pashë Tepelenës. "Kjo është një histori që fshati  e njeh mirë. Do mundohemi të shkojmë edhe një herë për të bërë dokumentimin e plotë të monumenitit, t’i bëjmë planin e të tjera me radhë sepse vetëm fotografitë i bëmë, kështu që do dokumentohet e t’i jepet ministrisë së Kulturës e Instiutit të Monumenteve për ta vënë në mbrojtje", shton ai.

[gallery]20413[/gallery]  
Pas dokumentimit të këtyre zbulimeve arkeologët apelojnë që projektuesit e hidrocentralit duhet të kenë një staf specialistësh të arkeologjisë para se të nis ndërtimi që të mos dëmtohet trashëgimia arkeologjike.
 
"Pranë këtyre ka qenë i njohur edhe një monument tjetër që është Shpella e Eremitëve, ajo ndodhet në grykën e Ylynecit aty ku nesër mund të mbulohet nga ujërat e liqenit që do krijohet nga Hidrocentrali i Kalivaçit", thotë Muçaj.

Pikërisht në terrenin e Kalivaçit, Nivicës  e më gjerë nëse ngrihet liqeni shpella me pikturat që u kanë rezistuar shekujve do të përmbytet shprehet arkeologu Skënder Muçaj. 
 
Hidrocentrali i Kalivaçit të Tepelenës që do të ngrihet në Lumin e Vjosës është kritikuar shpesh për faktin se po prishet natyra e egër që ka mbetur gjatë rrjedhës së Vjosës, por pas këtyre zbulimeve arkeologjike problemi që konstatojmë është shumë më i madh.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre