Zbulohet plagjiatura e Xhelal Mziut, ja nga e kopjoi doktoraturën

Zbulohet plagjiatura e Xhelal Mziut, ja nga e kopjoi doktoraturën

Studiuesi Vladimir Kola denoncon se kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka kopjuar doktoraturën. Kola zbulon plagjiaturën e Mziut përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikon edhe dokumentet, që sipas tij e faktojnë një gjë të tillë. Kola publikon disa faqe të cilat, për të cilat thotë se Mziu i ka marrë dhe vetëm i ka përkthyer në shqip nga doktoratura të prezantuara në Universitetin Politeknik të Barit.

Postimi i plote i Vladimir Koles mbi doktoraturen e Xhelal Mziut
Zbulimi dhe analiza e Tezës së doktoraturës me plagjiaturë me titull 
“Vlerësimi i leverdishmërisë ekonomiko-financiare për realizimin dhe administrimin e investimeve publike, studim rasti”, e mbrojtur nga Xhelal Mziu në vitin 2013, pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, me udhëheqës shkencor Prof. Hidajet Shehu.

Teksti i plotë i Tezës gjendet në internet në këto adresa:

https://docs.google.com/…/0B_JyotQ0Et9bdHNiZWROcnF…/preview…

https://docslide.net/docume…/doktoratura-xhelal-mziupdf.html

Edhe kjo plagjiaturë është për të vënë në dukje gjendjen e universiteteve dhe jo për politikë.

Duke vazhduar me plagjiaturën e sotme, në Tezën e doktoraturës në fjalë janë kopjuar pak a shumë 80 faqe, nga katër dokumente në gjuhën italiane, domethënë në përqindje është pak a shumë 40% e tekstit total të Tezës.

1. Faqet 12-55 të Tezës së doktoraturës së Xhelal Mziut (me përjashtim të ndonjë paragrafi) janë kopjuar nga disepnsa (shënime leksionesh) me titull “Appunti di Economia, Cpitolo 9, Analisi degji investimenti”, 2001, të përmbledhura nga studenti Sandro Petrizzelli i “Politeknikut të Barit” (“Politecnico di Bari”), Itali (dokumentin në italisht e gjeni në internet, në këtë adresë

http://users.libero.it/san…/download/Economia/Economia09.pdf )

dhe nga disepnsa (shënime leksionesh) me titull “Analisi degli investimeti”, 2004, të përgatitura nga Michele Gorgoglione i “Politeknikut të Barit” (“Politecnico di Bari”), Itali (dokumentin në italisht e gjeni në internet, në këtë adresë 
https://www.scribd.com/…/3587336…/Analisi-Degli-Investimenti )

2.Faqet e 103-124 të Tezës janë kopjuar nga një dokument i qeverisë italiane me titull “La valutazione della convenienza economico-finanziaria nella realizzazione e gestione degli investimenti pubblici con il ricorso alla finanza privata”, 2002, i përgatitur nga Comitato interministeriale per la programmazione economica (dokumentin ne italisht e gjeni në internet, në këtë adresë
http://www.trafficlab.eu/…/255-valutazione-economico-finanz… ; te dokumenti në italisht shihni faqet 4-34).

3. Faqet 130-146 të Tezës janë kopjuar nga shkrimi me titull “Il ricorso alla finanza privata nella realizzazione e gestione degli investimenti pubblici”, i shkruar nga Monica Foschi dhe Pasquale Serlenga, i publikaur nga instituti Italian “Formez PA - Centro servizi, assistenza, studi e formazione per l’ammodernamento delle P.A.”, 2006 (dokumentin ne italisht e gjeni në internet, në këtë adresë
http://www.regione.vda.it/…/ufficio_conc…/allegati_file.asp…
; te dokumenti në italisht shihni faqet 167-187)

Në fund dua të theksoj se faktikisht, siç mund ta vini re edhe duke kërkuar në internet,
që në vitin 2013 të një blog ishte vënë në dukje se ca faqe të Tezës ishin kopjuar nga shkrimi i Sandro Petrizzelli, por në 2013 gabimisht është shkruar se Sandro Petrizzelli është nga Universiteti i Romës Sapienza, sepse sic mund ta lexoni edhe në siti (http://users.libero.it/sandry/Mappa.htm) ai është nga Universitetit “Politecnico di Bari”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 25/03/2019 19:11

    O mjer kombi Shqiptar xhelal Mutziu me titull doktor. Un jam i sigurt 100% që xhelal mutziu sdi tabelën e shumzimit është më keq se shefi i tij pa shkoll lul shal ngjitmi.

    Përgjigju
  • Toni: 09/03/2019 18:04

    Per here te pare jam i lumtur qe jam me te mesme

    Përgjigju
  • La Fonten: 09/03/2019 15:00

    Turq e aziatike qe flasin shqip. Duken 1000 km larg nga surrati e nga emri... Keto jane pushtuesit e vemjet e gjarperite qe e kane pushtuar, masakruar, perçudnuar, helmuar e shkaterruar Arberine e Shenjte... Nje tmerr i vertete...

    Përgjigju
  • Mama Mia...: 09/03/2019 03:28

    Ore, shiheni nga emri në fillim, xhelol mziu, e pastaj më tutje, dihet se si vazhdon e mbaron filmi. Këto janë kokë e këmbë plehra e asgjë më shumë...

    Përgjigju
  • Bdjej: 08/03/2019 20:30

    Nen e zeze kur paska ber doktorature edhe Xhelal bolja.

    Përgjigju
  • Lanza: 08/03/2019 20:03

    A kish ndonje qe nuk besonte qe diploma e Xhelolit nuk ish e kopjuar apo e paguar? ????!!!!!Asnje

    Përgjigju
  • Hinglateri: 08/03/2019 19:18

    Mziu qe bolekandari asgje me shume

    Përgjigju
  • Tirona: 08/03/2019 18:21

    Ca zanoti ka ky? Përkthys?

    Përgjigju
    • Kamza: 08/03/2019 21:26

      Zanati tij vella me magjarin dru me pre

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri