Zbulohet plani i BE-së për Shqipërinë: Pikë regjistrimi për refugjatët që vijnë nga Lindja e Mesme
Ministri i Brendshëm kroat Davor Bozhinoviç deklaron se Shqipëria mund të kthehet në 'hot-spot' për kalimin e refugjatëve
Dalin detaje të reja nga planet BE në përfshirjen e Shqipërisë për zgjidhjen e valës së emigrantëve nga Siria dhe Afrika e Veriut. Është Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviç ai i cili për herë të parë ka artikuluar mundësinë e ngritjes së një pike të regjistrimit (hot-spot).
Ne kemi biseduar dhe kemi rënë dakord që të ndihmojmë vendet fqinje në Ballkan, që përballen me këto problemet e emigrantëve. Këtu në radhë të parë mendoj për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
Davor Bozhinoviç, ministër i Brendshëm i Kroacisë
Duke folur me terma konkret për Shqipërinë, Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviç deklaroi:
Investimi për sigurinë e këtyre vendeve ka një influencë pozitive edhe për Kroacinë dhe vendet e tjera të BE. Kjo nuk është ide e re. Këto ditë është folur shpesh për krijimin e një pike të regjistrimit (hot-spot) jo vetëm në Afrikën e Veriut, por edhe në Ballkanin Perëndimor, më konkretisht në Shqipëri.
Davor Bozhinoviç, ministër i Brendshëm i Kroacisë
Por përse është zgjedhur Shqipëria për krijimin e një Hot-Spoti regjistrimi? Minstri Bozhinoviç ka dhënë këtë argument.
Kroacia nuk do të shndërrohet në hot-spot" për regjistrimin e refugjatëve. Kroacia ka mjete të majftueshme për të evituar që ky vend të shndërrohet në një pikë të të tillë regjistrimi. Kroacia ka policinë më të fuqishme kufitare në mbarë Evropën.
Davor Bozhinoviç, ministër i Brendshëm i Kroacisë
Vendet e Ballkanit në optikën e BE-s, mund të kenë probleme shumë serioze me refugjatët, sepse shumica e tyre kalon pikërisht nëpër këto vende.
Për Report TV dy ditë më parë nga qendra e azilantëve në Tiranë, disa emigrantë nga Siria dhe Afganistani pohuan se kishin paguar deri në 15.000 dollarë për të mbërritur në Shqipëri dhe se destinacioni I tyre final ishte Holanda dhe Gjermania.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.1%
-
Pak
86.3%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 262
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Hasani vizitë në Francë, takim me homologun Barrot: Shqipëria u vlerësua për progresin drejt BE-së dhe kontributin në stabilitetin rajonal
18 Mars, 12:21
-
Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve gjermanë
13 Mars, 12:33
-
Berisha e la jashtë listave, Sula reagon pas bashkimit me Lapajn: Më hoqën se mbështes drejtësinë, Shqipëria bëhet me djem të rinj
13 Mars, 09:42
-
Bie interesi për euron! Rënia e valutave “tremb” qytetarët, kursime dhe kredi në lekë
12 Mars, 07:32
-
Bordi i Bankës Botërore miraton financimin shtesë prej 80 milionë USD për Shqipërinë! Modernizim digjital i sektorit publik, ja 3 fushat e investimit
11 Mars, 10:27
-
Komisioni i Çështjeve Europiane ‘pro’, në Shqipëri do hapet dega e Bankës Europiane të Investimeve! ‘Paketa e Maleve’ miratohet vetëm me votat e PS
10 Mars, 11:43
-
Parashikimi i motit/ E diela me diell, në mbrëmje shtohen vranësirat
9 Mars, 08:58
-
Linda Rama e ftuar në Samitin 'Forbes' në Abu Dhabi: Shqipëria ia ka dalë të ulet në tryezën e negociatave të BE, jemi vendi me rritjen më të madhe të turizmit në Europë (FOTO)
8 Mars, 16:37
-
Ardhja e Princ Vidit në një përkujtim dhe një shënim i Fan Nolit
8 Mars, 15:44
-
Durimi dhe rezistenca jonë tani mund të jenë vlerat që na duhen!
7 Mars, 21:01
-
Jorida Tabaku: Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, vetëm 2,47 euro për orë! Ja zgjidhja urgjente që propozon PD-ja (VIDEO)
6 Mars, 15:18
-
Plani i Rritjes shkon në Kuvend! Depozitohet marrëveshja me BE për reformat, 657 mln euro kredi, 265 mln euro grante (DOKUMENTI)
5 Mars, 22:58
Po po aty mbau se do behet
PërgjigjuPse Europa nuk i con ne Rusi emigrantet? Apo nuk ja mban nga Putini dhe do ti sjelle ne Shqiperi?
PërgjigjuMos u tremni burra,se nuk do vine me shume,sesa solli sulltan murati para 500 vjeteve ne ballkan
PërgjigjuBE/Europa tallet me Shqiperine historikisht. Nese ky esht kushti qe te hapen negociatat qe nuk do perfundojne kurre, athere me mire jashte BE-s sesa kurre Brenda.
PërgjigjuPo Greqia cfare ben pse nuk behet ajo hot spot
Përgjigju