Zbulohet plani i policisë për 30 qershorin! Përse u zhvendos KZAZ pas sulmeve të dhunshme në Kukës?! (VIDEO)

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda, e ftuar në Report TV, tha se Policia e Shtetit ka hartuar një plan mjaft profesional operacional për tu zbatuar në terren ditën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Por jo vetëm. Ndërhyrja e tyre do të jetë edhe për mbrojtjen e KZAZ-ve që këto ditë të fundit po sulmohen nga zyrtarë të bashkive të drejtuara nga PD dhe LSI si dhe militantë të tyre.

E ftuar në studion e lajmeve, zëvendësministrja Voda dha detaje mbi këta plan, aq sa mund të bëhen publike, për shkak se masat nuk raportohen publikisht deri para zbatimit në terren.

"Duke parë se çfarë po ndodh, shtrohet pyetja se ç'mund të ndodhë datën e zgjedhjeve? Unë siguroj që pavarësisht burimeve njerëzore që ka policia, ka arritur deri më sot me sukses të bëjë mbulimin e territorit. Edhe nëse ndodh situatë e rënduar, policia ka një plan operacional. kemi profesionistë dhe njerëz të zotë që kanë punuar me vite. Plani operacional ekskluzivisht zbatohet në terren dhe nuk mund të japë detaje. Është bërë plan për ndarjen e tyre në zona të nxehta. do të ketë efektivë policie edhe të departamenteve të tjera që do të angazhohen për ruajtjen e KZAZ-ve. Në Polici ka disa departamente që kanë në varësi oficerë policie, kemi edhe departamentin e Kufirit dhe Migracionit, forcat Operacionale, departamentin e krimit, dhe të gjithë do të jenë me masa dhe detyra të përcaktuara për të menaxhuar këtë situatë", tha zv.ministrja në Report Tv.

Sa i përket situatës në Kukës ku policia e rendit zhvendosi materialet zgjedhore për t'i çuar në një tjetër vend, ende të pamësuar publikisht, zv.ministrja e Brendshme tha se kjo nuk është tërheqje por një strategji e fortë e Policisë së Shtetit për të mos pasur viktima.

"Në protesta kanë qenë turma shumë të mëdha dhe të dhunshme. Strategjia e policisë së shtetit, është zero viktima. Jo gjithçka mund të arrihet me forcë. Policia ulet me palët për të qetësuar gjakrat, për ti thirrur logjikës. Këto janë mënyra strategjike të policisë për të qetësuar situatën, për t'i dhënë kohë policisë për të kaluar në një plan tjetër, por ndoshta edhe për t'i thirrur logjikës së ftohtë të palët tjetër. Viktima mund t'i duhet PD-së e cila është pa kauzë, ose me një kauzë që po shkon drejt dështimit", tha zëvendësministrja e Brendshme e ftuar në Report Tv.

Atë se çfarë ka ndodhur në KZAZ-të në disa bashki të drejtuara nga PD dhe LSI, ku situatat më të nxehta ishin në Shkodër, Tropojë, Burrel, Kamzë, dhe Kukës, zv.ministrja tha se është një plan i shëmtuar i kryebashkiakëve të PD-së në mbyllje të mandatit të tyre.

"Përpjekje të shëmtuara të kryetarëve të bashkive që u mbaron mandati. që po vënë mekanizmat për t'i shfrytëzuar në mënyrën më të dëmshme për Shqipërinë. është e vërtetë që gjithë barra bie mbi policinë e Shtetit. Policia do të vazhdojë me gjithë forcën e saj të ruajë këto KZAZ", u shpreh Voda.

Duke sjellë në vëmendje reagimet që bënë ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, dhe kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari, zv.ministrja e Brendshme tha se i bashkohet thirrjes së vetë demokratëve, për t'i bërë apel qytetarëve që të distancohen nga dhuna.  

"Do të doja që demokratët e ndershëm të dëgjojnë thirrjet e logjikshme të asaj pjese të ndershme të PD-së që po i dënon vetë këto sulme. Lutem të distancohen nga këto akte dhune", theksoi zëvendësministrja e Brendshme e ftuar në Report Tv.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump