Parcela me kanabis në Velipojë, asgjësohen 2150 fidanë gati për kultivim në tokë! Në pranga 55-vjeçari, në kërkim vëllai 37-vjeçar (VIDEO)

VELIPOJË – 2150 fidanë kanabis, gati për kultivim në tokë janë asgjësuar nga policia. Në pranga ka rënë Fatmir Bajrami, 55 vjeç dhe u shpall ne kërkim vëllai i tij, Xhevahir Bajrami 37 vjeç. Ata akuzohen si autorë të dyshuar të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa.

Gjatë kontrollit në territorin e fshatit Luarzë, shërbimet e Policisë gjetën 1900 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë, pjesa më e madhe e tyre e mbuluar me plastmas. Gjatë kontrollit në anë të lumit Buna, në territorin e fshatit Reç i vjetër, Policia gjeti 250 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë.

Një pjesë e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Operacioni anti-kanabis u zhvillua nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë dhe falë përdorimit të dronëve u evidentuan dhe u goditën rastet e tentativës për të kultivuar bimë narkotike.

Operacioni vijon për kapjen e Xhevahir Bajramit, identifikimin dhe kapjen e të tjerëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I gjati: 30/03/2023 11:41

    Kot thonë s'ka punëtorë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani