Zbulohet politikani që takoi Rudina Hajdari para se të merrte drejtimin e grupit demokrat (FOTO)

Zbulohet politikani që takoi Rudina Hajdari para se të merrte drejtimin e grupit demokrat (FOTO)

Deputetja Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari dje mori drejtimin e grupit parlamentar demokrat në Kuvend. Ajo u bëri thirrje partive opozitare që të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa shtoi se opozita e re do të përgatitet për të shpalosur një alternativë të re në 30 qershor.

Të shumtë ishin demokratët që përshëndetën vendimin e deputetëve për të zgjedhur Rudina Hajdarin në krye të grupit. Mes tyre ishte edhe Astrit Patozi, i cili menjëherë në një status në Facebook ndër të tjera shkruante 'Me këmbë të mbarë'.

Një urim që duket se nuk ka qenë rastësi, pasi Report Tv ka siguruar një foto të një takimi që Hajdari dhe Patozi kanë zhvilluar dy ditë më parë, pra një ditë para se të merrte zyrtarisht drejtimin e grupit demokrat në Kuvend.

Nuk dihet saktësisht se cfarë është diskutuar, por referuar aktualitetit politik, sigurisht që tema të pashmangshme kanë qenë programi i opozitës së re në Kuvend, por edhe zgjedhjet dhe e ardhmja e këtij grupi që janë përjashtuar nga PD-ja, pasi pranuan mandatin.
1555667099_rudinahajdariastritpatozi.jpg

Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja