Zbulohet pronari i ‘Gulf’-it në Shqipëri, ja kush është gjeorgjiani dhe lidhjet me ish-ministrin e Mbrojtjes

Pas kompanisë offshore që zotëronte Gulf në Shqipëri qëndron gjeorgjiani Aleksandre Gogokhia, i përfshirë në pastrim parash me ortak biznesi ish-ministrin gjeorgjian që u arrestua ndërsa udhëtonte në Shqipëri. Prokuroria shpalli në kërkim bashkë me Albano Aliko dhe administratorin e fundit të kompanisë që mashtroi shqiptarët me gati 5 milionë euro.

Pas kompanisë guackë, që zotëron shoqërinë “Gulf” në Shqipëri qëndrojnë njerëz të akuzuar për pastrim parash. Pronari i “Universal Energy group”, e cila zotëron “Sun Petroleum” dhe “Gulf” në Shqipëri, është Aleksandre Gogokhia, një shtetas gjeorgjian i përfshirë në pastrim parash.

Emri i Gogokhias u bë i njohur në vitin 2013 gjatë skandalit të korrupsionit, që çoi në arrestimin e ish-kryetarit të bashkisë te Tbilistit Giorgi Ugulava. Sipas prokurorisë gjeorgjiane ish-kryetari i bashkisë dhe Gogokhia kanë pastruar përmes kompanive offshore mbi 1.5 milionë dollarë para krimi, përmes të cilave kanë financuar fushatën e partisë Lëvizja e Bashkuar Kombëtare në Gjeorgji.

Por hetimet e mëvonshme do të zbulonin të tjera detaje, të cilat përfshijnë edhe Shqipërinë. Sipas prokurorëve gjeorgjianë Gogokhia ka qenë një nga ortakët kryesorë në biznes të ish-ministrit gjeorgjian të Mbrojtjes Davit Kezerashvili. Ky i fundit u arrestua për korrupsion dhe pastrim parash në aeroportin e Parisit, në momentin që po nisej për të udhëtuar pikërisht drejt Shqipërisë.

Sipas autoriteteve gjeorgjiane, Gogokhia ka menaxhuar bizneset e ish-ministrit gjeorgjian të Mbrojtjes Kezerazhvili edhe pas arrestimit të tij. Ardhja e “Gulf” në tregun shqiptar përkon pikërisht në këtë kohë.

Dokumentet zyrtarë në QKR, tregojnë se kompania “Sun Petroleum Albania” është themeluar në 12 shtator të vitit 2013, kur në Shqipëri kishte ndodhur rotacioni politik dhe sa po formohej qeveria e re.

Vetëm një muaj pas themelimit të “Sun Petroleum”, saktësisht në tetor të vitit 2013 ish-ministri gjeorgjian i Mbrojtjes Kezerazhvili tentoi të vinte në Tiranë, por u arrestua në aeroportin e Parisit.

Arsyet e udhëtimit nuk u zbuluan asnjëherë, por ngjarja bëri jo pak bujë në media. Tashmë “Gulf” është vënë nën hetim nga Prokuroria shqiptare, për mashtrim me pasoja të rënda. Por mbetet për t’u parë nëse hetimet do të përfshijnë edhe kompaninë guackë në “Delaware” si dhe a do të zgjerohen edhe në pista të tjera si ajo e pastrimit të parave?! Top Channel

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat