Studimi më i fundit ka nxjerrë rezultate mjaft të mira në lidhje me sëmundjet e zemrës.

Është zbuluar proteina që ndihmon në riparimin e indeve të dëmtuara.  

Rregullimi i funksioneve të një gjeni mund të çojë në rigjenerimin e indeve të zemrës, përshembull në rigjenerimin e tyre pas një infarkti në zemër.

Kjo është e mundur falë një proteine që rregullon proçesin e ndarjes qelizore, e cila zakonsht ndalon së funksionuari menjëherë pas lindjes.

Ky zbulim është publikuar në  Nature Communications nga grupi i Universitetit  John Hopkins.

Ndryshe nga shumë lloje të tjera të qelizave, që vdesin dhe rigjenerohen, qelizat kardiake nuk ndahen që pas lindjes.

(b.t/shqptarja.com)