Zbulohet raporti me 40 faqe i SHISH-it, informacionet sekrete për Metën e Ramën, rreziku i huaj dhe armiqtë

Zbulohet raporti me 40 faqe i SHISH-it, informacionet sekrete për Metën e Ramën, rreziku i huaj dhe armiqtë

TIRANE-Shërbimi Informativ i Shtetit ka publikuar raportin për vitin 2018, që është edhe i pari që zbulohet për median dhe qytetarët duke dhënë një pasqyrë të plotë mbi rreziqet nga të cilat kërcënohet vendi, mënyrën e funksionimit të institucionit, por edhe objektivat, që sipas kreut Helidon Bendo janë arritur. Për periudhën 2016-2018, SHISH-i deklaron se ka prodhuar në total 9691 informacione për brenda e jashtë vendit. Në raport theksohet se informacionet u janë dërguar drejtuesve më lartë të shtetit, Presidentit, Kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, ministrive, institucioneve të tjera, por edhe agjencive të huaja partnere.

"Për vitin 2016, 2944 informacione për klientët brenda vendit, produkti informativ i SHISH-it ka shërbyer për informimin e institucioneve të larta të shtetit me: - 378 informacione për Presidentin e R e p u b l i k ë s , Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Kuvendit. - 289 informacione për ministritë e linjës. - 826 me destinacion Agjencitë e hetimit dhe të zbatimit të ligjit. Për 2017-ën, SHISH-i ka prodhuar në total 3146 informacione për klientët brenda e jashtë vendit.

Për klientët brenda vendit, produkti informativ i SHISH-it ka shërbyer për informimin e institucioneve të larta të shtetit me: - 267 informacione për Presidentin e Republikës, Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Kuvendit. - 274 informacione për ministritë e linjës. - 1060 me destinacion Agjencitë e hetimit dhe të zbatimit të ligjit. Për 2018- ën, SHISH-i ka prodhuar në total 3601 informacione për klientët brenda e jashtë vendit. Për klientët brenda vendit, produkti informativ i SHISH-it ka shërbyer për informimin e institucioneve të larta të shtetit me: - 521 informacione për Presidentin e Republikës, Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Kuvendit. - 302 informacione për ministritë e linjës. - 1099 me destinacion Agjencitë e hetimit dhe të zbatimit të ligjit".

Terrorizmi është një tjetër sfidë për të cilën SHISH thekson se rreziku dhe sfidat mbeten konstante. "Mundësia që vendi ynë dhe rajoni të përdoren si vend tranzit për luftëtarët e huaj apo operativët terroristë drejt vendeve evropiane është në nivel të ulët, për shkak të forcimit të menaxhimit të kufijve dhe bashkëpunimit dypalësh, rajonal apo ndërkombëtar me shërbimet partnere strategjike. Rreziku dhe sfidat nga kjo kategori mbeten konstante, për shkak të vështirësive në identifikimin e tyre, të përdorimit të dokumenteve të falsifikuara apo nga mundësimi i kalimeve të jashtëligjshme nga rrjete e individë të përfshirë në trafikun njerëzor".

Raporti thekson se si rezultat i bashkëpunimit me 'Forcën e Ligjit' është arritur disa grupe kriminale në trafikun e drogës dhe korrupsionit. "SHISH-i gjithashtu mbledh informacion mbi trafikimin dhe tregtinë e paligjshme të armëve, municioneve dhe lëndëve plasëse, si dhe mbi veprimtaritë e individëve dhe organizatave të përfshira në prodhimin, trafikimin apo përdorimin e tyre për qëllime kriminale dhe terroriste. Emigracioni i paligjshëm dhe trafiku i qenieve njerëzore janë, po ashtu, objekt i veprimtarisë së SHISH-it. SHISH-i mbledh informacion.Veprimtaria e SHISH-it në këto fusha është e përqendruar në dukuritë e korrupsionit në nivele të larta në sistemin e drejtësisë dhe administratën publike, në evazionin fiskal në përmasa të mëdha dhe me pasoja të rënda për ekonominë e vendit, në veprimtarinë e grupeve dhe organizatave të përfshira në pastrimin e parave dhe produktit kriminal, etj".

Por si funksionon vettingu në strukutrën e SHISH-it? "Vetingu është një veprimtari parandaluese, e cila identifikon probleme të mundshme sigurie për persona fizike e juridikë. Vetingu, si procedurë që synon forcimin e sigurisë së organizatave, parandalon individë të caktuar të kenë qasje në të dhënat e ndjeshme apo në pozicione të tilla ku mund të minojnë sigurinë dhe interesat e Republikës së Shqipërisë. Procedura kryhet nga agjenci të autorizuara informative dhe të sigurisë, mes tyre edhe Shërbimi Informativ i Shtetit. Vetingu i sigurisë është strukturuar sipas standardeve të NATO-s dhe BE-së. Për shkak se vetingu përfshin qasje në të dhënat personale, është përcaktuar një procedurë transparente e rregulluar sipas ligjeve të posaçme.

Në vitin 2018, pranë SHISH-it janë paraqitur gjithsej 5015 kërkesa vetingu për pajisjen me Certifikatë të Sigurimit të Personelit të personave të ndryshëm, (certifikatë që lejon njohjen e personave në fjalë me informacion të klasifikuar sekret shtetëror në nivele të ndryshme), kërkesa këto të ardhura nga një varg institucionesh. Mbështetur në informacionet e mbledhura, SHISH-i ka hartuar 3588 praktika dhe, në disa raste, ka kthyer përgjigje negative për vitin 2018. Grafiku paraqet në shifra këtë veprimtari për 4 vitet e fundit. 2015 Janë hartuar 1704 praktika me rreth 3130 persona aplikues për paisje me Certifikatë Sig- urimi të Personelit (CSP). 2016 Janë hartuar 1466 praktika me afërsisht 4900 persona aplikues për paisje me CSP. 2017 Janë hartuar 3308 praktika për 4898 persona aplikues për paisje me CSP. 2018 Janë hartuar 3588 praktika me rreth 5015 persona aplikues për paisje me CSP".

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i punës së SHISH-it është edhe kundërzbulimi. Sipas raportit, monitorimi i veprimtarive dhe operacioneve të agjencive jomike informative apo të sigurisë, është prioritet madhor për SHISH-in, por në dokumentin e publikuar nuk jepen detaje konkrete.

"Shqipëria është vend objektiv për arsye politike, ekonomike dhe gjeostrategjike. Me anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe intensifikimin e përpjekjeve për integrim në BE, janë shtuar arsyet pse vendi ynë është objektiv me interes në rritje. Përveç ruajtjes së informacionit të klasifikuar kombëtar, Shqipëria ka për detyrë edhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar të NATO-s dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare. SHISH-i vlerëson se, një aktiviteti i shërbimeve informative jomike është i vijueshëm, i qëndrueshëm në kohë, me prirje rritjeje dhe me ndërthurje të metodave klasike. Interes i tyre mbetet sigurimi i informacioneve mbi zhvillimet e brendshme dhe të jashtme, në raport me proceset integruese euroatlantike, me dinamikën në marrëdhëniet dypalëshe apo rajonale, informacioni konfidencial dhe i klasifikuar, etj.

Ato synojnë të pengojnë përpjekjet për integrimin euroatlantik, të dëmtojnë kohezionin mes aleatëve dhe të rrisin ndjeshmërinë e një audience specifike në përputhje me synimet për paraqitjen e aleancës euroatlantike si një faktor kërcënues ushtarak. Vërehen prirje për grumbullim informacioni të klasifikuar, aktivitete influencuese, përdorim të hapësirës kibernetike, propagandës online, dezinformim, në favor të synimeve të tyre strategjike. SHISH-i punon në mënyrë të vazhdueshme" thuhet në raport. Por kush e kontrollon këtë institucion? "Kontrolli i jashtëm i SHISH-it është i trefishtë. Ai ushtrohet nga Kuvendi, nga Kryeministri dhe nga Prokurori i Përgjithshëm" thotë SHISH.

Këtu mund të lexoni të plotë "Raporti Publik 2018"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje