Zbulohet rruga e re që po ndjekin emigrantët nga Afrika dhe Lindja për në Europë

Zbulohet rruga e re që po ndjekin emigrantët nga Afrika dhe Lindja për në Europë

Foto ilustruese

Itinerari i ardhjes në Europë përmes Libisë në Itali apo në Greqi po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Kontrabandistët po frekuentojnë gjithnjë e më shumë një itinerar tjetër, sipas kreut të Frontex-it, Leggeri. Kreu i Agjencisë Europiane të Mbrojtjes së Kufijve, Fabrice Leggeri i trembet rritjes së numrit të refugjatëve në itinerarin perëndimor të Mesdheut, nga Maroku në Spanjë.

Vetëm në qershor janë regjistruar 6.000 kalime të paligjshme kufiri, tha Leggeri për gazetën „Welt am Sonntag". ‘Nëse shifrat vazhdojnë të rriten si së fundmi, ky itinerar do të kthehet në itinerarin më të rëndësishëm", parashikon Leggeri. Rreth gjysma e tyre janë marokenë.

Nga Nigeria në Marok drejt Spanjës
Mes migrantëve dhe kontrabandistëve është përhapur lajmi, se itinerari i Libisë është shumë i vështirë për t'u kaluar. Në Niger si vend tranzit ka disa muaj që ofrohen rrugë të tjera nga Maroku në Europë. Veç kalimit të migrantëve, kontrabandistët transportojnë edhe drogë. DW

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë