Zbulohet se çfarë përmbajnë mbetjet toksike që ndodhen në anijet e “Maersk”

Zbulohet se çfarë përmbajnë mbetjet toksike që ndodhen në anijet e “Maersk”

Anije e kompanisë

Anije transporti i kompanisë "Maersk"

"Rrjeti i Veprimit të Baselit", së bashku me grupin mjedisor Ecological Alert and Recovery-Thailand, njoftuan shumë vende kur mësuan se më shumë se 816 tonë pluhur furre me hark elektrik u ngarkuan në anije në Shqipëri dhe më pas u transferuan në anijet me kontejnerë Maersk në Trieste, Itali.

Të dhënat e transportit të disponueshëm në internet tregojnë se anijet “MSC Mediterranean Shipping Company S.A.”, ishin të përfshira në transport, me Tajlandën si destinacionin përfundimtar.

Por çfarë përmbajnë këto mbetje toksike dhe produkt i kujt prodhimi industrial janë?

Pluhuri i furrës, i cili kërkon trajtim, është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike, si Kadmiumi dhe Kromi, që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin.

Këto produkte kimike të cilësuara helmuese dhe kancerogjene, të dëmshme për shëndetin, dalin nga filtrimi i shkrirjes së çelikut në furrat metalurgjike.

Kadmiumi (Cadmium) cilësohet si një nga elementët kimikë më toksikë apo me dëme në shëndet. Ekspozimi akut në nivele të larta për një periudhë të shkurtër kohore ndaj kadmiumit, mund të rezultojë në simptoma të ngjashme me gripin, (të dridhura, ethe dhe dhimbje muskulore) dhe mund të dëmtojë mushkëritë. Ekspozimi kronik, niveli i ulët për një periudhë të gjatë kohore, mund të rezultojë në sëmundje të veshkave, kockave dhe mushkërive.

Kurse Kromi (Chromium), gjithashtu shkakton dëme në shëndet, për ekspozime në afat të gjatë (minatorët janë më të prekurit). Disa njerëz përjetojnë efekte anësore të tilla si shqetësime në stomak, dhimbje koke, pagjumësi dhe ndryshime të humorit. Dozat e larta janë lidhur me efekte anësore më serioze, duke përfshirë dëmtimin e mëlçisë ose veshkave.

Nuk ka ende konfirmim zyrtar se cila ka qenë origjina e këtyre mbetjeve, por konfirmohet se ngarkimi u bë më 4 Korrik të këtij viti nga Porti i Durrësit, me destinacion përfundimtar Tajlandën më 20 ose 22 Gusht (në varësi të kohës), pasi të bënin ndalesa në Singapor dhe Malajzi.

Tajlanda dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore kanë parë një fluks mbeturinash nga vendet e zhvilluara, nga plastika e ndotur deri te mbetjet industriale dhe elektronike, të cilat mund të jenë të mbushura me toksina. Sipas Konventës së Bazelit të Kombeve të Bashkuara - një pakt global i nënshkruar nga shumë ekonomi të zhvilluara - vendet duhet të japin pëlqimin që mbeturinat të shkojnë në rrugën e tyre.


Lajmi kryesor:

Asnjë gjurmë nga anijet me 816 tonë mbetje toksike! Tajlanda: S’kemi dhënë pëlqim për dërgesën! Njoftuam edhe Shqipërinë për të ndaluar ngarkesat


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille