Thirrja për dorëheqje përpara kryeministrisë jehoi edhe për kryetarin e PD, Sali Berishën. Një emigrant tha se e kishte bërë thirrjen para 3 ditësh edhe para selisë blu, por nga protesta para kryeministrisë, tha se Berisha duhet të japë shembullin e parë të largimit.
“Jam këtu, veçanërisht për nënën time 85-vjeçare që nuk merr dot pjesë këtu. Para 3 ditësh protestova i vetëm para zyrës së PD, e kisha me Sali Berishën, u detyrova të iki. Berisha, të lutem, jep dorëheqjen si kryetar i PD. Ik ti i pari që të të ndjekë edhe tjetri. Nëse e do me të vërtetë këtë protestë, nëse do me të vërtetë që Shqipëria të bëhet mirë, ik ti i pari!”, tha emigranti.
Ndonëse është kërkuar që partitë politike dhe përfaqësues të tyre të qëndrojnë larg protestës, emigranti u bëri ftesë ambasadorëve t’i bashkohen tubimit.
Lajmi kryesor:
‘Zvërneci’/ Përçarja për Rinasin, vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës: Bllokimin e autostradës e organizoi gjenerata Z, jo ne! Degjeneron gjuha, flitet për gjakderdhje








