Zbulohet shtëpi bari në Vaun e Dejës, sekuestrohet 140 kg kanabis! Në pranga pronari, djali i tij dhe 2 nipat (VIDEO)

VAU I DEJËS- Një shtëpi bari është zbuluar në Vaun e Dejës, ku janë sekuestruar 140 kg kanabis. Në pranga ka rënë pronari Zef Shtjefni dhe tre familjarë të tij.

61-vjeçari kishte përshtatur banesën e tij për kultivimin e kanabisit dhe në ndihmë kishte edhe djalin e tij Gent Shtjefni, 38 vjeç, si edhe dy nipat Dritan Shtjefni, 35 vjeç dhe David Shtjefni 42 vjeç. Në pamje shihet se si i kishin mbushur qeset me drogë, ndërkohë që një pjesë të shtëpisë e kishin përshtatur me llamba e pajisje për kulitivimin e kanabisit.

Në banesë kishte edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Gjithashtu, Policia ka gjetur pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me lëndën narkotike dhe 1 mjet zetor me rimorkio.

"Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës dhe me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se në fshatin Naraç, bashkia Vau i Dejës, ishte prodhuar lëndë narkotike në një banesë, ushtruan kontroll në kuadër të operacionit policor të koduar “Naraç”.    

Gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit Zef Shtjefni, në fshatin Naraç, shërbimet e Policisë gjetën rreth 140 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa në trajtë boçesh. Nga verifikimet e kryera rezultoi se në këtë banesë kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjithashtu, në një ambient në afërsi të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me lëndën narkotike dhe 1 mjet zetor me rimorkio.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit Zef Shtjefni, 61 vjeç, Gent Shtjefni, 38 vjeç (babë e bir), Dritan Shtjefni, 35 vjeç dhe David Shtjefni 42 vjeç, vëllezër (nipat e shtetasit Z. Sh.), të gjithë banues në fshatin Naraç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë