KINË- Paleontologët kinezë zbuluan skeletin e një dinozauri në Lufeng, në jug-perëndim të Kinës.
Skeleti është rreth 70% i paprekur dhe besohet që të ketë qenë gati 8 metra i gjatë.
Skeleti u zbulua në një gërmim në fund të muajit maj dhe sipas raportimeve të para mendohet që dinozauri të ketë jetuar rreth 180 milion vjet më parë.
Kreu i Qendrës së Ruajtjes dhe Kërkimit të Fosileve të Dinosaurëve në Qytetin Lufeng, Wang Tao tha se një fosil kaq i plotë dinosauri është një zbulim i rrallë në të gjithë botën.
Ai e përshkroi fosilin si një "thesar kombëtar" dhe tha se ekipi i tij tani shpresonte të gërmonte kafkën e dinozaurit.
"Bazuar në fosilin e zbuluar gjatë viteve, në bishtin e tij dhe kockat e kofshës, ne besojmë se ky është një lloj gjigandi Lufengosaurus, i cili jetoi gjatë periudhës së Jurasisë së Hershme", shtoi ai.
Qendra po planifikon një gërmim emergjence për të shpëtuar skeletin sepse u gjet në një vend në rrezik të erozionit të tokës.