Zbulohet testi i ri për diagnostikimin
e sëmundjeve mendore
Ekipi i këtij studimi beson se ky test përmes kamerës mund të ndihmojë në zbulimin e sëmundjes mendore si skizofrenia nga çrregullimi dypolar dhe depresioni i ashpër.
BRITANI- Shkencëtarët britanikë kanë formuar një test të jashtëzakonshëm përmes kamerës që analizon lëvizjet e syrit të pacientëve. Ky test mund të përcaktojë diagnozën e një varg problemesh serioze të shëndetit mendor.
Ekipi i këtij studimi beson se ky test përmes kamerës mund të ndihmojë në zbulimin e sëmundjes mendore si skizofrenia nga çrregullimi dypolar dhe depresioni i ashpër.
Hulumtuesit kanë përdorur kamera të veçanta në mënyrë që të ndjekin lëvizjet e syrit të pacientëve kur ata shikojnë fotografi në ekranin e kompjuterit.
Pacientët që vuajnë nga sëmundja e skizofrenisë rezultuan se imazhet i studiojnë më pak sesa ata që nuk vuajnë nga kjo sëmundje.
Sipas studiuesve ata vështrojnë të përqëndruar gjatë në fotografi, por përqendrohen në pika të veçanta dhe jo në tërë fotografinë. Ekzistojnë disa dallime të lehta për pacientët me çrregullimin dypolar apo depresion të ashpër.
Testi përmes kamerës prodhon rezultate me saktësi prej 95% brenda 30 minutave për gjendjet që përndryshe marrin vite të tëra për t’u diagnostikuar. Nevojiten studime të mëtejshme në mënyrë që ky test të përdoret plotësisht.
“Pacientët duhet të jenë në gjendje që të përdorin këto teste përmes furnizuesve të tyre shëndetësor brenda disa viteve të ardhshme”, thotë sipërmarrësi teknologjik Madhu Nair.
Rezultatet e testit janë mirëpritur nga pedagogët e universitetit të Psikiatrisë. Sipas tyre këto teste laboratorike që mund të përcaktojnë diagnoza të sakta të sëmundjeve të ashpra mendore do të kenë vlerë jashtëzakonisht të madhe.
Redaksia Online
(azh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
37%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 6137
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Ranën e Hedhun, drejtori i zjarrfikëses: Ndërhyrje me helikopter, forcat kanë punuar gjatë gjithë natës! Balla në terren
30 Korrik, 10:03
-
Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër
30 Korrik, 09:55
-
Shqiptari kapet me 1 milion euro kokainë në makinë, punonte për organizatat kriminale në Itali
30 Korrik, 09:48
-
Berat, tentoi të mbyllte një çështje penale 'arrest shtëpie' për ish-oficerin e Policisë Gjyqësore
30 Korrik, 09:46
-
Ndryshimet në qeveri ende ‘pezull’, pritet dekreti i Bajram Begajt
30 Korrik, 09:45
-
Situatë kritike nga zjarri në Ranën e Hedhun, pamjet e ndërhyrjes me helikopter
30 Korrik, 09:16
-
Biden kritikon 'ekstremizmin' në Gjykatën Supreme, bën thirrje për mandate me limite
30 Korrik, 09:11
-
Zjarri në Ranën e Hedhun jashtë kontrollit, rrezikohen biznese e banesa! Zjarrfikësit luftë me flakët gjatë gjithë natës
30 Korrik, 08:55
-
Pamje ‘apokaliptike’ nga Rana e Hedhun, flakët ‘rrethojnë’ resorte e banesa
30 Korrik, 08:49
-
Zjarri në Gjirokastër, aktiv gjatë gjithë natës! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët
30 Korrik, 08:45
-
Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024
30 Korrik, 08:17
-
Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi
30 Korrik, 07:50