Zbulohet trumpeta që babai i Anita
Takes i binte në bandën "Vatra"

Zbulohet trumpeta që babai i Anita<br />Takes i binte në bandën
U nda nga jeta Anita Take...E kam parë duke kënduar në salla, në ekranin e TV, e kam dëgjuar në radio...Kam kënduar këngët e saj, sidomos atë kënge që u bë hymn :
"Lule mos mbaj nëpër duar,
Ato s'ta shtojnë bukurinë..."
Ndjej se diçka me është larguar nga tërësia e qenies time....

Disa vjet me pare zbulova trumpetën që ka pas përdorur babai i saj, kur ka qenë instrumentist në Banden "Vatra". Atë e ka dorëzuar në Muzeun Kombëtar në vitin 1939 kapteri Aleks Lubonja, sekretari i bandës. U lidha në telefon me Anitën. Nuk kishim biseduar kurrë më parë. I tregova për zbulimin.

Emocione në receptore...Ndonëse e vogël, ajo e mbante mend trumpetën të varur në qilarin e shtepisë...Desha ta restauroj trumpetën dhe pastaj ta ftoja Anitën për ta parë...Por asnjë nga instucionet të cilëve iu drejtova, nuk iu përgjigj kërkesës...  

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre