Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar një vaksinë të re për fëmijët, e cila lufton infeksionet dhe është një bashkim i vaksinave të mëparshme. Studiuesit janë shprehur se vaksina mund të ndihmojë pacientët në mbarë botën.

Ajo lufton një sërë sëmundjesh, si: tetanosi, kolla e mirë, poliomieliti, Hib, hepatiti B, difteria, etj. Një ndër studiuesit e kësaj përbërjeje të re, prof. Robert Langer, tha se është tepër i ngazëllyer me këtë punë, duke shtuar se do t’i shërbejë njerëzve në mbarë botën.

Ndër të tjera, studiuesit bëjnë me dije se tashmë fëmijët do të marrin të gjitha ilaçet e nevojshme me një vaksinë të vetme, që do të përmbajë të gjitha përbërjet e duhura për të luftuar sëmundjet. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com